Ditët e fundit në rrjetet sociale janë rikthyer çuditërisht, disa nga momentet më të paharrueshme të KPD-së së famshme të dhjetorit 2001, kur Fatos Nano shënoi kulmin e fushatës së tij për “katarsis” brenda PS. Kjo pjesë e historisë së liderit të majtë, po evokohet nga propaganda dhe mbështetësit e Sali...
Kapja e një “Peshku të Madh” me anë të rrjetës së institucioneve të reja të drejtësisë, dukej e largët dhe e pamundur deri dje, ndërsa sot është realitet. Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, u dënua me 2 vite burg, 5 vjet përjashtim nga funksionet publike dhe konfiskim të pasurive, nga Gjykata e Posaçme...
Mitizimi i liderit të pazëvendësueshëm dominon mbi kulturën e shtetformimit modern ndër shqiptarët, ndaj i adhurojnë ata gjithmonë po njësoj pa kushte, pavarësisht regjimeve e sistemeve. Më shumë sesa Mbretërinë, shqiptarët adhuronin Zogun dhe zogizmin. Më shumë sesa Diktaturën, shqiptarët adhuronin në...
Ndryshe nga sa ëndërronin konspiracionistët gjatë pushimeve verore, Ilir Meta e ka bërë si rrallëherë nga 1 shtatori e deri më sot, detyrën e Presidentit të Republikës. E nisi sezonin politik me dekretin për thirrjen e seancës së parë të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe më pas, të Edi...
Ata që presin të ndodhë një revolucion i ri, si ai i 1991 kundër Ramiz Alisë edhe tani brenda PD për rrëzimin e Lulzim Bashës, thjeshtë sa do të zhgënjehen. Ka shumë arsye për këtë. Por si fillim mjafton të kujtosh se Sali Berisha i sotëm, nuk është më, ai lideri i 30 viteve më parë. As Shqipëria nuk është më e...
Disa opozitarë mendjeerrët, turfullonin këto ditë duke pyetur se përse Edi Rama duhej të shkonte bashkë me ministrat e rinj për tu betuar para Ilir Metës, kur mazhoranca socialiste e kishte shkarkuar Presidentin e Republikës me anë të një votimi në Parlament? Prapa këtij qëndrimi “parimor” dhe kësaj gjetje...
Megjithëse ia shprehu babait të tij politik, dashurinë e përjetëshme edhe me shkrim në librin “Misioni im”, Lulzim Basha u detyrua pas 25 prillit që ta vriste atë. Duke zgjedhur mes SHBA dhe Sali Berishës, anën e aleatit strategjik të Shqipërisë dhe të PD, Lulzim Basha i hapi më në fund vetes dhe opozitës shqiptare...
Nisja nga Tirana e turit të takimeve me bazën, shënon fillimin e fundit të karrierës politike të Sali Berishës, pas vendimit të Lulzim Bashës për largimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD. Në moshën 77 vjeçare, ai është detyruar të dali sërisht rrugëve, duke dashur të përsërisë historinë e 30 viteve më parë që e...
Përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, ka efektin e një tërmeti politik shkatërrimtar brenda së djathtës, që dikton nevojën urgjente për rindërtimin e saj nga e para. Efekti domino i këtij akti të fortë, kërkon ndryshime të thella në arkitekturën e sistemit politik, duke sjellë një cilësi të re...