Vizita private që Kryetari i Shtetit po zhvillon me bashkëshorten e tij përtej oqeanit, u raportua nga mediat se kishte si qëllim, edhe takimin me një prej lobistëve më të njohur të SHBA. Kjo i shtyu shumicën e komentuesve, ta lidhnin me të drejtë këtë hap, me të ardhmen politike të Ilir Metës pas shkarkimit të tij si...
Lulzim Basha kishte premtuar se do të bënte namin pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit, sepse e konsideron të vjedhur “fitoren”, pavarësisht se në 9 shtator pranoi se do të futet në Parlament. Por mjafton që të shihni rrjetet e tij sociale, për të kuptuar se pasi futi mandatin e ri të Kryetarit të...
Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk do të ishte një Kryeministër që do priste shirita për çdo punë të projektuar, të saponisur, apo të deklaruara si të përfunduara. Pas 8 vitesh ai vijon të udhëtojë pa u ndalur në të katër anët...
U mbushën plot 5 vjet nga dita kur Parlamenti miratoi me 140 vota Reformën në Drejtësi. Ky moment shënoi nisjen e një “revolucioni” të thellë sa kushtetues aq dhe juridik e administrativ, për reformimin rrënjësor, të njërës prej tri kolonave kryesore mbi të cilat qëndron në këmbë Republika jonë. E parë nga kjo...
Sa herë që PD është zhytur në krizë dhe është vendosur përpara dilemës ekzistenciale, përgjatë historisë së saj 30 vjeçare, aq herë është shtruar për zgjidhje nevoja për rithemelimin e saj. U hodh kjo tezë pas humbjes në referendumin për Kushtetutën më 1994. U tha pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 1997. U...
Sali Berisha është shkaku që ka sjellë si pasojë, krizën më të thellë politike në të cilën ndodhet PD dhe opozita shqiptare sot në Shqipëri. Ka një arsye thelbësore për këtë: Mënyra sesi ai ka qeverisur kur ka qenë në pushtet dhe sesi e ka drejtuar të djathtën shqiptare përgjatë 30 viteve, i kanë humbur lirinë...
Kuvendi Kombëtar i PD tregoi se opozitarët tanë nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër, veçse të rrotullohen rreth vetes derisa tu meren mendtë dhe për këtë, të akuzojnë kundërshtarin politik. Asgjë e re nuk ndodhi nga fronti opozitar, përveçse u zbulua armiku i radhës, i cili guxoi të thoshte disa të vërteta publikisht...
Kultura e festimit të humbjes më epike, si fitoren më triumfuese, është shumë e vjetër në këtë rajon mitesh të rreme. Ky skenar me regji “hi tech” për ta riluajtur këtë histori ballkanike, edhe në Kuvendin Kombëtar të radhës të PD, për fatin e mirë të opozitarëve tanë dështoi. Po të mos ishte bërë...
Brenda 7-8 javëve në vijim, me muajin gusht në mes, në Tiranë do të mbahen dy Kuvende. I pari është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që do të mblidhet nesër. I dyti është Kuvendi i Shqipërisë, që do të mblidhet më 9 shtator. Të dyja kanë një pikë të përbashkët, nga raporti me të cilën do të...