Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, duke bërë që Japonia të urdhërojë banorët në një ishull që të futen në vendstrehime për t’u mbrojtur.Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut lëvizi drejt ujërave midis...
Presidenti amerikan Joe Biden u tha njerëzve të mbledhur në Belfast të mërkurën se shpreson të rikthehet së shpejti në Irlandë qeverisja e deçentralizuar me pushtete të ndara, duke premtuar se korporatat amerikane janë të gatshme të investojnë në këtë rajon.“Shumë e kanë bërë tashmë Irlandën e Veriut...
Personi që qëndron pas rrjedhjes masive të dokumenteve të klasifikuara ushtarake amerikane ka punuar në një bazë ushtarake dhe ka postuar sekrete të ndjeshme të sigurisë kombëtare, raportoi Washington Post. Artikulli ofron detajet e para se kush mund të qëndrojë pas shkeljes së sigurisë që ka tronditur...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë të pamundurën” për të gjetur burimin e rrjedhjes së dhjetëra dokumenteve shumë të klasifikuara në internet, në komentet e tij të para publike që kur dokumentet dolën në dritë.Zyrtari më i lartë i Pentagonit foli për herë...
Dokumentet jashtëzakonisht të ndjeshme që kanë rrjedhur në internet mund të jenë një lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të “mashtruar” Rusinë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus.“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë...
Rexhep Tajip Erdogan i është rikthyer toneve nacionaliste, siç tregohet në manifestin parazgjedhor që u shpërndau deputetëve kandidatë të partisë së tij, përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi.Në manifest, Erdogan deklaron se Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë shtyllat kryesore të “Atdheut Blu”.“Egjeu dhe...
Papa Francesku iu rikthye shërbimit në meshat e shenjta, pasi kaloi disa ditë i shtruar në spital.Pikërisht për këto ditë, ai i ka rëfyer një besimtari, se çfarë po ndodhte me shëndeti ne tij.Ati i Shenjtë po i referohej sëmundjes së javëve të kaluara, në fund të marsit, ku qëndroi për disa ditë në...
Pas bumit të mbërritjes së emigrantëve, qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare, Nello Musumeci, u miratua gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët...
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar mobilizim të pjesshëm ushtarak, për luftën e nisur në Ukrainë, 55-vjeçari, Aleksei Semyonov, ka shkuar në Shtëpinë e Kulturës, në fshatin e tij Izhma, i cili gjendet në veri të Republikës Komi brenda Rusisë. Në atë...