• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NIS SISTEMI I PAGESAVE TË MENJËHERSHME/ Transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro
Home
Ekonomi

NIS SISTEMI I PAGESAVE TË MENJËHERSHME/ Transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro

23 November, 2026 s.autor Ekonomi

Nga sot, për të dërguar para nga një bankë në tjetrën brenda Shqipërisë mjaftojnë deri në 10 sekonda. Banka e Shqipërisë ka vënë në funksionim sistemin e pagesave të menjëhershme, të quajtur IPSA. Qytetarët dhe bizneset mund të kryejnë transferta në lekë dhe në euro në çdo orë, edhe në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare.

“Ky është sistem i pagesave të menjëhershme në euro dhe në lekë që do të kryhen brenda vendit në shtatë ditë të javës, në 24 orë, ditën dhe natën”, shprehet Guvernatori Gent Sejko në një videomesazh.

Më parë, transfertat në kohë reale ishin të mundura vetëm për transfertat që kryheshin brenda të njëjtit institucion financiar. Për transfertat mes institucioneve të ndryshme financiare, koha e ekzekutimit ndryshonte nga disa orë deri në një ditë pune, në varësi të kohës kur nisej transferta.

Për të përdorur shërbimin e ri, klienti zgjedh opsionin e transfertës së menjëhershme në aplikacionin e bankës së tij. Nëse, për shembull, i dërgon para një familjari të dielën në mbrëmje, shuma mbërrin në llogarinë e tij brenda pak sekondash dhe mund të përdoret menjëherë. E njëjta gjë vlen edhe për një biznes që merr pagesën e një klienti jashtë orarit të punës së bankës.

Transfertat e menjëhershme deri në 40 mijë lekë, të kryera nga aplikacioni i bankës, janë pa komision. Tarifa për një transfertë të menjëhershme nuk do të jetë më e lartë se ajo për një transfertë të zakonshme në të njëjtën monedhë dhe me të njëjtat karakteristika.

Me implementimin e këtij sistemi pagesash të menjëhershme, guvernatori Gent Sejko thotë se qytetarët e bizneset do të kursejnë mbi 400 milionë euro.

“Me implementimin e këtij sistemi pagesash të menjëhershme, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kursejnë mbi 400 milionë euro, siç është parashikuar nga një studim i Bankës së Shqipërisë dhe i Bankës Botërore”, thekson Sejko.

Platforma TIPS Clone, e zhvilluar dhe e operuar nga Banka e Italisë, përdor të njëjtën teknologji si shërbimi TIPS i Eurosistemit. Përdorimi i kësaj teknologjie mbështet përafrimin e vendeve pjesëmarrëse me standardet evropiane në fushën e pagesave dhe krijon kushtet për pjesëmarrjen e tyre të mundshme në TIPS në të ardhmen.

Projekti në Shqipëri u realizua nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij
Previous article DOSSIER/ Zbulohet telegrami prekës i Fan Nolit drejtuar Jacqueline Kennedy-t, më 24 nëntor 1963: Ngushëllimet tona më të sinqerta...

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja me sa do shiten nafta e benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja me sa do shiten nafta e benzina

BONUSI I BEBES NË SHQIPËRI: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni? Ekonomi

BONUSI I BEBES NË SHQIPËRI: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008! Ekonomi

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT