• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA LUFTIME TË ASHPËRA”/ Ukraina: Rusia po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj Bahmutit
Home
Nderkombetare

“KA LUFTIME TË ASHPËRA”/ Ukraina: Rusia po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj Bahmutit

26 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Moska ka rritur operacionet e saj sulmuese gjatë ditës së kaluar në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në lindje, ku mbrojtësit ukrainas po përballen me presion në rritje nga granatimet ruse, sulmet ajrore, sulmet me mortaja dhe ato të këmbësorisë, tha Kievi më 26 prill.

“Rusia po përqendron përpjekjet kryesore në kryerjen e operacioneve sulmuese në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka, ku forcat ukrainase kanë zmbrapsur 39 sulme ruse në 24 orët e fundit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

“Luftime të ashpra po vazhdojnë në Bahmut dhe Marjinka”, tha ushtria. Trupat ruse kanë kryer 49 sulme me raketa dhe 13 sulme ajrore ndaj pozicioneve ukrainase dhe infrastrukturës civile, tha Kievi. Sulmet e vazhdueshme ruse po ashtu kanë sulmuar fshatin Klishçivjivka, që gjendet rreth 10 kilometra në jug të Bahmutit. Bahmuti ka qenë epiqendër e një beteje disamujore mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Në rajonin jugor të Zaporizhjës, ku gjendet centrali më i madh bërthamor në Evropë, gjatë natës janë lëshuar alarmet paralajmëruese për sulme ajrore. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar se janë dëgjuar disa shpërthime, që me gjasë janë shkaktuar nga sulmet me dronë të prodhimit iranian, Shahed. Yuriy Malashko, kreu i administratës ushtarake në Zaporizhja, u bëri thirrje banorëve që të strehoheshin, por nuk qartësoi se nga çfarë ishin shkaktuar shpërthimet.

Forcat ruse, që kanë nën kontroll centralin bërthamor, rregullisht granatojnë pjesë të rajonit të Zaporizhjës, që ende janë nën kontrollin ukrainas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONITORIMET NË RRUGË/ Policia e Gjirokastrës prangos 2 shoferët për shkelje të rregullave të qarkullimit, 320 gjoba në një javë
Previous article ARRESTOHET PËR VJEDHJE 37-VJEÇARI NË TIRANË/ Hyn në farmaci dhe merr xhiron ditore nga sirtari, punonjësja përleshet me të...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT