• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MONITORIMET NË RRUGË/ Policia e Gjirokastrës prangos 2 shoferët për shkelje të rregullave të qarkullimit, 320 gjoba në një javë
Home
Aktualitet
Kronikë

MONITORIMET NË RRUGË/ Policia e Gjirokastrës prangos 2 shoferët për shkelje të rregullave të qarkullimit, 320 gjoba në një javë

26 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore Gjirokastër ka kryer kontrolle të shumta me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues automjetesh dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim të automjetit, në mënyrë të parregullt. Gjithashtu, është pezulluar një leje drejtimi për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

• Janë ndëshkuar 141 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
• Janë ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• Janë ndëshkuar 135 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 MAJI/ Rama mbledh kryesinë e PS! Fokusi në zgjedhjet e 14 majit dhe fushata në terren
Previous article "KA LUFTIME TË ASHPËRA"/ Ukraina: Rusia po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj Bahmutit

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT