Si qeveri dhe si ministër i Jashtëm, ne jemi të angazhuar natën dhe ditën për të menaxhuar këtë krizë dhe tani është e vendosur që një model italian ekziston në të gjithë botën, i cili citohet edhe nga krerët e shteteve te tjera si Emmanuel Macron, deklaroi ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.Di Maio raportoi...
Një nga peshkopët francezë që ishte pritur nga Papa një javë më parë në pallatin apostolik në Vatikan për vizitën ad limina të episkopatës (e cila zhvillohet çdo pesë vjet) doli pozitiv me koronavirus. 28 peshkopët e tjerë që e shoqëruan, tani janë futur në karantinë.Lajmi u raportua nga gazeta franceze La Vie....
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i jep një mesazh popullit grek, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke i thënë “Jemi në luftë me një armik të padukshëm, por jo të pamposhtur. Prioritet për ne të shpëtojmë jetë, të cvendosur paketa 2 miliardë euro për aktivitete prodhuese që kanë ulje të xhiros...
Vdekjet nga shpërthimi i koronavirusit nuk po ndalen në Spanjë, ku me sa duket rastet po shtohen me shpejtësi drejt arritjes së një pike kulmi si ajo që pritet këto ditë në Itali.Të dhënat e fundit nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë flasin për më shumë se 11,178 raste pozitive me koronavirus dhe 491 të vdekur...
Presidenti Mattarella fton për bashkim të Vendit në një ‘klimë të vështirë’, ndërsa kryeministri Conte kujton se si italianët , me kurajo dhe vendosmëri, kanë ditur gjithmonë të ngrihen dhe t’ja nisin nga e para’. Sot nga Covid-19 kanë humbur jetën dy nëpunës së postës së Bergamos, ndërsa Kryqi i Kuq italian...
Arrest shtëpiak për të dënuarit deri më 18 muaj burg dhe byzylyk elektronik. Koronavirusi detyron Italinë të boshatisë burgjet, mes të dënuarve që përfitojnë mund të jenë dhe të burgosur shqiptarë. Shumica e tyre janë dënuar për trafik droge, prostitucioni e grabitje me dënime që shkojnë nga disa muaj në disa vite...
Lajmi për një vaksinë për koronavirusin të testuar për herë të parë mbi një vullnetar në Shtetet e Bashkuara që ka qarkulluar që nga 16 marsi pa dyshim që na bën të shpresojmë, por nuk duhet të krijojmë iluzione në një afat të shkurtër.InteresatVaksina nuk duhet të krijojë iluzione në një afat të...
Friedrich Merz, anëtar i kristian-demokratëve të kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU) dhe drejtues i partisë, i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se rezulton pozitiv me koronavirus.“Një test koronavirusi, i kryer të dielën rezultoi pozitiv. Unë do të jem në karantinë në shtëpi deri në fund të javës...
Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po shkakton prej javësh frikë dhe vdekje në çdo kontinent, si dhe një tkurrje dramatike të ekonomisë botërore, por ka përcjellë edhe një aspekt të papritur mjedisor.Si rrallëherë në dekadat e fundit, banorët e Wuhanit dhe provincës së Hubeit, të parat e goditura nga COVID-19,...