• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATË E RËNDË NË SPANJË/ 19 të moshuarit në një azil infektohen nga koronavirusi dhe vdesin të gjithë
Home
Nderkombetare

SITUATË E RËNDË NË SPANJË/ 19 të moshuarit në një azil infektohen nga koronavirusi dhe vdesin të gjithë

17 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Vdekjet nga shpërthimi i koronavirusit nuk po ndalen në Spanjë, ku me sa duket rastet po shtohen me shpejtësi drejt arritjes së një pike kulmi si ajo që pritet këto ditë në Itali.

Të dhënat e fundit nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë flasin për më shumë se 11,178 raste pozitive me koronavirus dhe 491 të vdekur në Spanjë. Në Madrid, 19 të moshuar që qëndroni në një rezidencë kujdesi për moshën e tretë dhe ishin shtruar në spital, kanë humbur jetën të gjithë si pasojë e Covid-19, siç konfirmohen nga burimet shëndetësore të Madridit.

Infektimi i tyre ka ndodhur në rezidencën “Monte Hermoso” ngjitur me parkun “Casa de Campo”. Është një nga burimet më të këqija të virusit, raporton Marca.

“Ndoshta më shumë njerëz do të vdesin”, thanë burime shëndetësore për “Europa Press”. Rezidencat e të moshuarve janë vendet ku jeton popullata më e ndjeshme ndaj koronavirusit. Një zëdhënës i rezidencës ka deklaruar se punëtorët janë duke bërë çmos për të shpëtuar jetë.

 “Ne nuk do të humbim asnjë tjetër sekondë”. Kompania ka marrë në orët e fundit aparatet e oksigjenit dhe maska nga Ministria e Shëndetësisë. Pacientët janë duke u dërguar në spitale dhe stafi i rezidencës ka marrë përforcimin e punëtorëve nga Spitali Klinik “San Carlos” për shkak të seriozitetit të situatës.

Në 24 orët e fundit, rajoni i Madridit, që shënon rastet më të shumta në Spanjë, ka regjistruar 706 raste të reja pozitive, me 4,871 të prekur gjithsej, dhe 142 vdekje të reja me totalin 355 viktima, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Madrid janë 43 përqind e pozitivëve me koronavirus në Spanjë dhe 72 përqind të të vdekurve, ku shifra totale është 491 vetë. Sipas Shëndetësisë, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi deri tani në mesatare në Spanjë është 4 përqind, por në Komunitetin e Madridit është rritur në 7 përqind”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "2 MUJORSHI I ARDHSHËM KRITIK"/ Kryeministri grek 2 mld euro për bizneset: Jemi në luftë me një armik të padukshëm
Previous article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Vdesin dy nëpunës të postës, Conte: Italianët kanë ditur gjithmonë të ngrihen

F.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT