Rritja ekonomike e Shqipërisë ka pusur vëmendjen edhe të së përditshes “DAILY MAIL” ku ndër të tjera shkruan: Ekonomia shqiptare u rrit me 4.06% në 2018 tha Insituti i Statistikave duke e krahasuar me rritjen prej 3.84% në vitin 2017. Pothuajse e gjithë fuqia e ekonomisë së Shqipërisë vjen nga...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se data 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2018.Tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim. Ky...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulojë ndërtimin e dy HEC-eve të parashikuar për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit.Vendimin e ka bërë të ditur ministrja, Belinda Balluku, gjatë një dëgjese publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone, të cilët shqetësimet e tyre, sa i takon...
Vitet e fundit, dyqanet e mallrave të përdorura lulëzuan në masë, por duket se periudhës së artë për këtë biznes po i vjen fundi. Në 2018-n, shqiptarët shpenzuan rreth 36 milionë euro për këpucë dhe rroba të përdorura, por tendenca e importeve ishte në rënie. Tregtarët e vegjël thonë se fitimet në këtë biznes...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së në dy-tre muajt e fundit ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar.Sejko shpjegoi se ky ngadalësim ka ardhur për shkak të rënies së prodhimit të energjisë.“Sipas të dhënave të tërthorta të...
Banka e Shqipërisë ka ngritur si shqetësim gjendjen e tensionuar politike dhe efektet që mund të sjellë në ekonominë shqiptare.Gent Sejko deklaroi se po monitorojnë me kujdes efektet të cilat deri më tani nuk janë reflektuar ende.Sipas kreut të Bankës Qendrore ulja e prodhimit të energjisë ka ndikuar direkt në uljen e...
Monedha e gjelbër ka kërcyer sot në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 111.4 lekë, me një rritje prej 0.31 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.Ky është niveli më i lartë i dollarit në tregun e brendshëm që prej fillimit të janarit 2018, kur monedha e...
Për herë të parë që prej më shumë se dy dekadash, Greqia e ka ulur flamurin si investitori më i madh në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të katërt, Greqia kaloi si investitori i dytë në vend, sa i përket stokut, duke ia lënë vendin Zvicrës.Stoku i investimeve...
Paratë që emigrantët sjellin në shtëpi kanë shënuar një rritje të ndjeshme përgjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të publikuara nga banka e Shqipërisë, remitancat (prurjet e emigrantëve) arritën në 670 milionë euro në vitin 2018, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.Ky është niveli...