• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SITUATA POLITIKE/ Paralajmërimi i guvernatorit Sejko: Do prekë ekonominë
Home
Ekonomi

SITUATA POLITIKE/ Paralajmërimi i guvernatorit Sejko: Do prekë ekonominë

29 March, 2019 k.autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së në dy-tre muajt e fundit ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar.

Sejko shpjegoi se ky ngadalësim ka ardhur për shkak të rënies së prodhimit të energjisë.

“Sipas të dhënave të tërthorta të disponuara, ritmi i rritjes ekonomike duket të jetë ngadalësuar disi gjatë dy tremujorëve të fundit. Në një masë të madhe, ky ngadalësim pasqyron ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike dhe si i tillë, nuk vlerësohet se do të ndikojë trendet afatmesme të rritjes. Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit të shkuar dhe ngadalësim në dy muajt e parë të vitit 2019. Ky ngadalësim pasqyroi efektin bazë të eksportit të lartë të energjisë elektrike gjatë së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, si dhe koniunkturën jo të favorshme ndërkombëtare për disa kategori të eksporteve tona”, u shpreh Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vuri edhe një herë në dukje, se vazhdimi i tensioneve politike do të ndikojë negativisht në ekonomi. “Paralelisht me rikonfirmimin e skenarit bazë të pritjeve, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rreziqet e kahut të poshtëm janë forcuar gjatë vitit 2019. Përkeqësimi i ambientit të huaj, situata e tensionuar politike në vend, si dhe përputhshmëria në kohë e ritmit të përmirësimit të ofertës me atë të kërkesës për kredi janë faktorë, të cilët mund t’i zhvendosin zhvillimet ekonomike poshtë pritjeve të skenarit bazë”, tha Guvernatori.

Sejko u shpreh se nga analiza e deritashme nuk kemi të reflektuar efektet e krizës politike. “E kemi theksuar dhe herë të tjera, kur kemi pasur situata të tensionuara politike. Është jashtë çdo diskutimi që çdo tension politik apo çfarëdo lloj tensioni tjetër ka efektet e tij në ekonomi dhe nuk mund të anashkalohet në qoftë se është i tejzgjatur dhe i përshkallëzuar. Aktualisht, me të dhënat e disponuara, të cilat u paraqitën dhe sot në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, ne nuk kemi akoma të pasqyruara efektet e një situate të përkeqësuar politike në ekonomi. Të dhënat i referohen një periudhe të mëparshme dhe nuk e reflektojnë ende këtë efekt”, tha ndër të tjera Sejko.

Për sa i përket ecurisë së rritjes ekonomike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh se rënia e prodhimit të energjisë nuk do të ndikojë në ritmet afatmesme. Ai pohoi se për periudhën afatmesme do të ketë rritje të konsumit, pagave.

“Duke gjykuar mbi trendet aktuale të zhvillimit, si dhe faktorët përcaktues të tyre, Banka e Shqipërisë vlerëson se kërkesa agregate do të vijë në rritje gjatë horizontit afatmesëm. Rritja e konsumit, investimeve dhe eksporteve do të mundësojë zgjerimin e mëtejshëm të punësimit, rritjen e pagave dhe të normave të fitimit, si dhe forcimin gradual të presioneve të brendshme inflacioniste. Paralelisht edhe me shuarjen e plotë të efektit frenues të kursit të këmbimit, këto zhvillime do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020”, u shpreh Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIKOLIN GURAKUQI ME LIBËR TË RI/ "Te poezia dola pas humbjes së tim biri"
Previous article PUBLIKOHET VIDEO/ Momenti prekës kur Gresa Behluli qan në dasëm (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT