GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lames.GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat SPAK 4 muaj.Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.
Turqia ka miratuar ekstradimin në Shqiperi të Dritan Rexhepit. Pritet gjatë kësaj javë miratimi nga ministri turk i Drejtësisë.Ky fakt u pohua në Gjykatën e Posacme nga avokatja e Rexhepit, e cila ne seancën për paraqitjen e provave ku Eexhepi është i pandehur per rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.Kush është...
Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia e shqiptare si dhe SPAK.Në kuadër të këtij operacionin ndërkombëtar të koduar...
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Handle” është arrestuar 62-vjeçari me iniciale Xh.Ç., banues në Mëzez të Tiranës.Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Mëzez, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.Gjykimi për këtë dosje është pezulluar mbi bazë të Nenit 352 për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt dhe nuk mund të bëhet në mungesë pasi avokatët e tij nuk...
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë së Policisë së Korçës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë vijuar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi ku Gentian Mino, i datelindjes 1985 është arrestuar nga policia e Heraklio në Kretë,pasi ka ekzekutuar me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan,e datëlindjes 1995.
Sipas policisë greke,ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke raportuar...
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell.
Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.Siç shihet edhe nga pamjet nga vendngjarja, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës.Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po heton...