Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor. Prej muajsh, strukturat shqiptare, së bashku me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Drejtorinë...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës në vend,, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të keq.Sipas ministrisë gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha, për herë të parë përballet me SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit. Pasi iu shmang dy herë fletëthirrjeve, Berisha u paraqit sot në SPAK në orën 09:00 për tu marrë në pyetje nga prokurori Alfred Shehu si person që ka dijeni për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 2011, kur Edi...
Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Greqi.Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të...
Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 33- vjeçar është plagosur me thikë nga një person tjetër.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa i plagosuri Dashnor Dorti, 33 vjeç ndodhet në kujdesin e mjekëve.Burimet për Report Tv bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për...
Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.Në investigimin e emisionit, janë bërë të qarta lidhjet mes grupeve rivale të botës së krimit, ndërsa...
Atentati që i mori jetën Gilmando Dani dhe plagosi shoqëruesin e tij Muçi Shaljani, i cili humbi jetën katër ditë më pas në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra, ishte një nga ngjarjet më të bujshëm të kohëve të fundit, që tronditi opinioni publik dhe jo vetëm, lidhur me faktin që masakra ndodhi pranë...
Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel. Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka patur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyrë në...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa zona, ku strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët.EvakuimePër shkak të pranisë së ujit në banesa,...