• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET E SHIUT I LËNË VENDIN DËBORËS/ Zbardhet qarku i Korçës. Lumi Devoll del nga shtrati
Home
Aktualitet
Kronikë

RESHJET E SHIUT I LËNË VENDIN DËBORËS/ Zbardhet qarku i Korçës. Lumi Devoll del nga shtrati

8 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit me reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar.

Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë.

Aktualisht, në Qafë Thanë po punohet me disa mjete borëpastruese për kriposjen e rrugëve, ndërsa e njëjta situatë po zhvillohet edhe në zonat e tjera të Korçës. Deri më tani nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve, pavarësisht se reshjet e dëborës vijojnë.
Në Hidrovorin e Tushemishtit vijon puna me 3 pompa, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë, por situata është nën kontroll dhe monitorohet vazhdimisht.

Në Bashkinë Maliq, lumi Devoll ka dalë nga shtrati në një segment të argjinaturës në Sheqeras, ndërsa në Dunavec niveli është maksimal pa dalje nga shtrati. Probleme janë evidentuar në disa akse rrugore për shkak të batisjeve, rrëshqitjeve të dherave dhe rënieve të gurëve, veçanërisht në Mesmal, Lozhan i Lartë dhe Kakaç. Rezervuarët janë nën monitorim dhe në Leminot është hapur lëshuesi katastrofik pas arritjes së kuotës maksimale. Kanë nisur edhe reshje bore rreth 2 cm.

Në Bashkinë Korçë, rruga për në Denas mbetet problematike, por rënia e nivelit të ujit ka ulur rrezikun për banesat. Ndërkohë, në Bashkinë Devoll situata paraqitet më e rënduar në njësinë Proger, për shkak të rritjes së prurjeve në disa fshatra.

Në Bashkinë Pogradec, njësia Dardhas mbetet e izoluar nga ana rrugore dhe pa energji elektrike, ndërsa ka rrëshqitje në disa segmente. Probleme raportohen edhe në lumenjtë Rëmenj dhe Verdovë, si dhe në aksin Qukës–Qafë Plloçë, ku po punohet për hapjen e rrugëve. Reshjet e shiut po shndërrohen në borë në zona të caktuara.

Sipas ARRSH, në disa akse kryesore kanë filluar reshje bore dhe po punohet për pastrim e kriposje, ndërsa në akset e tjera situata paraqitet e qëndrueshme dhe qarkullimi vijon normalisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET DOSJA E SIGURIMIT PËR SANDËR PROSIN/ Gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova
Previous article MOTI I KEQ/ Reshje të dendura bore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT