• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ZBULOHET DOSJA E SIGURIMIT PËR SANDËR PROSIN/ Gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova
Home
Kulturë

ZBULOHET DOSJA E SIGURIMIT PËR SANDËR PROSIN/ Gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

8 January, 2026 s.autor Kulturë

Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studion e “Top Story” në Top Channel gazetari Milaim Zeka.

Ai tha se ka parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se ka kryer aktin e vetëflijimit në Prizren pasi është takuar me këngëtaren.

“Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata janë takuar dhe vetëm pse janë takuar dhe kanë ndenjtur me njeri-tjetrin, sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, por të dosjes, Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje në hotel Vollga. Ka ekzistuar një lidhje miqësie shumë e madhe mes Nexhmiije Pagarushës dhe Sandër Prosit, kjo është e dokumentuar”, deklaroi Zeka.

Sipas versionit zyrtar, aktori i madh shqiptar Sandër Prosi u vetëvra më 25 shkurt 1985 në Prizren, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”. Ai u hodh nga dritarja e katit të dytë të hotelit ku ishte i akomoduar ku gjeti vdekjen.

Megjithatë, prej vitesh kanë qarkulluar dyshime dhe polemika mbi aktin e Sandër Prosit.

Sipas njerëzve që e njihnin aktori ishte i lodhur psikologjikisht, vuante nga pagjumësia dhe ankthi, Ishte tepër i ndjeshëm dhe perfeksionist dhe kishte pakënaqësi profesionale dhe ndiente se nuk vlerësohej sa duhet.

Lidhja mes Sandër Prosit dhe Nexhmije Pagarushës ka qenë artistike dhe miqësore, por rreth saj kanë qarkulluar edhe thashetheme për një afeksion më të thellë, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë zyrtarisht.

Kur është pyetur publilisht për Sandër Prosin, Pagarusha ka folur me respekt të madh, por vetëm kaq.

Sandër Prosi ka luajtur rreth 20 filma artistikë shqiptarë ku ndër kryesorët kanë qenë •  “Tana” (1958) – një nga filmat e parë shqiptarë ku spikati; “Debatik” (1961); “Ngadhënjim mbi vdekjen”; “I teti në bronz” (1970); “Malet me blerim mbuluar” (1971); “Treni niset në shtatë pa pesë” (1981).

Nexhmije Pagarusha ishte një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të muzikës shqiptare, e njohur gjerësisht si “Bilbili i Kosovës”. Këngë më të njohura janë “Baresha” (kënga e saj simbol); “Mora testin”; “Ani mori nuse”; “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË DET/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë
Previous article RESHJET E SHIUT I LËNË VENDIN DËBORËS/ Zbardhet qarku i Korçës. Lumi Devoll del nga shtrati

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT