E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet sot në ora 12:00 ende nuk ka nisur, sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.Dhjetëra protestues janë mbledhur në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion...
Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar granata luftarake, tritoldhe kapsolla detonatore, të cilat dyshohet se do t’i shiste. Sipas Policisë, i arrestuari Petrit Çeça, banues në Fushë-Krujë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ai u ndalua në rrugën...
Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrëmje në Gjirokastër. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse.Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte dy vatra aktive, të përhapura në dy kodra...
Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 32-të kundër qeverisë.Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si...
Qeveria do të ketë të drejtën që përmes një VKM-je të pezullojë ndërtimet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e qetë të sezonit turistik. Sanksionimi pritet të vendoset në ligjin për ‘Turizmin”, ndryshimet e të cilit janë depozituar në Kuvend nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.PS, e cila...
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili...
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një shtëpi banimi në fshatin Stan Karbunar të Bashkisë Lushnje .Temperaturat e larta kanë bërë që zjarri me një shpejtësi të madhe të përfshijë të gjithë banesën .Janë djegur plotësisht orenditë shtëpiake dhe çatia e banesës .Në momentin e rënies së zjarrit...
Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes.Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill...
Policia e Kavajës ka arrestuar administratorin dhe katër punonjës të një resorti në Golem, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.Në pranga u vunë administratori i resortit, shefi i financës,, shefi i sigurisë, si dhe dy punonjës të sigurisë: Saimir Ndreca, Zaho Jaçaj, Artan Kasa, Hamid Sula,...