• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO SHISTE TRITOL E GRANATA/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! VIDEO kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
Home
Breaking News

DO SHISTE TRITOL E GRANATA/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! VIDEO kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

20 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar granata luftarake, tritoldhe kapsolla detonatore, të cilat dyshohet se do t’i shiste. Sipas Policisë, i arrestuari Petrit Çeça, banues në Fushë-Krujë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ai u ndalua në rrugën “Kastriotët”, pasi u ndoq nga policia, te cilët e shtrinë në tokë për t’i vënë prangat siç shihet edhe në pamje.

VIDEO

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si edhe 6 kapsolla detonatore

“Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”. Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatorë”, njofton policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur origjinën e lëndëve plasëse dhe për të identifikuar personat që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni
Previous article TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT