• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

9 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat kanë publikuar detaje mbi të kaluarën e tij dhe dyshimet për përfshirje në një seri grabitjesh bankash në Greqi.

Sipas medias greke “Protothema”, Duka, i njohur edhe me emrin Albert Duka, është akuzuar më herët si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet se ka kryer 28 grabitje bankash në shtetin fqinj.

50-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit policor “Gjuetari i Bankave”, pasi dyshohet si autor i dy grabitjeve të armatosura në Tiranë, të regjistruara më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit. Nga këto dy ngjarje dyshohet se janë përvetësuar rreth 75 mijë euro.

Grabitja e fundit ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar dhe i veshur me të zeza mbërriti në një filial bankar me një skuter elektrik. Pasi hyri në ambientet e bankës, ai mbylli derën për të penguar daljen e personave që ndodheshin brenda dhe kërcënoi me armë punonjësin e sigurisë dhe arkëtaren.

Autori arriti të marrë rreth 60 mijë euro në valuta të ndryshme, përpara se të largohej me skuter. Ndërsa grabitja e parë ishte kryer pesë muaj më herët, në të njëjtën zonë, ku dyshohet se u morën rreth 15 mijë euro.

Sipas raportimeve greke, autoritetet shqiptare e kishin mbajtur Dukën nën vëzhgim për disa ditë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.

50-vjeçari, i cili jetonte në Vlorë, kishte marrë gjithashtu me qira një banesë në Tiranë, që dyshohet se e përdorte si vendstrehim. Ai u lokalizua dhe u arrestua pranë Rrugës së Kosovarëve.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8,200 euro, dy telefona celularë dhe disa veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

Një tjetër detaj i bërë publik nga mediat greke lidhet me bashkëshorten e tij, e cila raportohet se punon në një institucion bankar në Shqipëri.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të dy grabitjeve në kryeqytet, si dhe për verifikimin e lidhjeve të mundshme të 50-vjeçarit me aktivitetin kriminal në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni
Previous article "MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

s.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

EMRI/ Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës Liburn Aliu, ja kush e zëvendëson Aktualitet

EMRI/ Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës Liburn Aliu, ja kush e zëvendëson

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT