• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc
Home
Rajon

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

20 July, 2026 s.autor Breaking News, Rajon

Tre personat, shqiptarë të Kosovës, që rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, janë gjetur të vdekur.

Viktimat ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, e më pas familjarët kishin humbur të gjitha kontaktet.Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit.

Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre.

Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc.

Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar mënyrën se si automjeti përfundoi në lumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO SHISTE TRITOL E GRANATA/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! VIDEO kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
Previous article SPANJA DOMINON EDHE NDARJEN E ÇMIMIT TË BOTËRORIT/ Rodri fiton “Topin e Artë”, Messi mbetet pa asnjë trofe individual

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËN RRUGËN..."/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ishin nisur drejt aeroportit për të marrë motrën Aktualitet

"HUMBËN RRUGËN..."/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ishin nisur drejt aeroportit për të marrë motrën

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026” Aktualitet

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT