• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve
Home
Breaking News

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

19 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qeveria do të ketë të drejtën që përmes një VKM-je të pezullojë ndërtimet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e qetë të sezonit turistik. Sanksionimi pritet të vendoset në ligjin për ‘Turizmin”, ndryshimet e të cilit janë depozituar në Kuvend nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

PS, e cila në seancën e kaluar vendosi edhe shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji, thotë se përmes VKM-së së pezullimit duhet të përcaktohen zonat konkrete, llojet e punimeve që ndalohet gjatë sezonit dhe periudhën e saktë apo oraret e ndalimit.

Koha e pezullimit nuk do t’u humbasë subjekteve ndërtuese, pasi do t’i shtohet afatit të lejes së ndërtimit. Kjo do të vlejë edhe për lejet e dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Kushdo që e shkel pezullimin mund të përballet me gjoba deri në 20 mijë euro.

Gjithashtu me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, Këshilli i Ministrave mund të ndryshojë institucionin përgjegjës për administrimin e një zone me përparësi zhvillimin e turizmit. Kjo mund të bëhet për projekte ose investime që cilësohen me interes publik apo rëndësi kombëtare.

Balla propozon që çdo subjekt që kërkon të ndërtojë një hotel apo strukturë tjetër akomoduese duhet të marrë fillimisht një certifikatë paraprake kategorizimi. Pa këtë dokument nuk mund të miratohet leja e ndërtimit.

Synimi është që objekti të projektohet dhe ndërtohet që në fillim sipas standardeve të kategorisë turistike që synon, dhe jo të nisë për pallat dhe të përfundojë në hotel.

Sipas propozimit lista e kategorive të strukturave akomoduese nuk do të përcaktohet më drejtpërdrejt në ligj. Kategoritë, klasifikimet dhe kriteret përkatëse do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, duke i dhënë qeverisë mundësi t’i ndryshojë pa ndërhyrë sërish në ligj. Për shembull yjet e hoteleve tanimë do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave.

Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese duhet të regjistrojnë elektronikisht klientët. Të dhënat do të përfshijnë numrin e vizitorëve, netët e qëndrimet, shtetësinë dhe rezidencën, gjininë dhe moshën.

Subjektet që administrojnë stacione plazhi duhet të sigurojnë akses të lirë dhe të pandërprerë të publikut drejt detit, përgjatë vijës bregdetare dhe ndërmjet plazheve publike. Propozimi i ri ndalon vendosjen e gardheve, mureve, barrierave apo pengesave të tjera fizike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen
Previous article TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

s.autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Spanja kampione për herë të dytë. Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit Breaking News

BOTËRORI 2026/ Spanja kampione për herë të dytë. Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë Aktualitet

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT