Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është takuar me homologun e tij grek Kotzias në Bruksel. Takim i dy ministrave është bërë në kuadër të takimit të ministerialit të NATO-s. Ky është takimi i dytë midis ministrave, pas takimit që u zhvillua në Kretë.
Takimin e ka bërë publik ministri grek Kotzias në rrjetet sociale, ku ka postuar fotot me ministrin Bushati.
Ministri i Jashtëm grek do zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të Bushati në muajt në vijim.
Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën e rëndësishme me Ministrin e Jashtëm të Greqisë përmes një postimi në “Twitter”.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të diskutoj me mikun dhe kolegun Nikos Kotzias çështje të një rëndësie të përbashkët”, shkruan Bushati./AlpeNews.al/