• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Nga Prodi e Zani Çuashi te marrëveshja e re Rama-Basha!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Nga Prodi e Zani Çuashi te marrëveshja e re Rama-Basha!

7 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Më shumë sesa si një politikan i rëndësishëm, se ish Kryeministër i Italisë apo ish Presidenti i Komisionit Europian, shqiptarët kanë një ndjesi gati kolektive, për ta quajtur atë thjeshtë: Njëriu i mirë Romano Prodi. Me të njëjtën pamje prej babaxhani të pafajshëm, duket sikur e kemi parë edhe kur erdhi për herë të parë mes trazirave të 1997 në Vlorë, i fiksuar në atë foto ku më pranë i rrinte Zani Çaushi me kallash e antiplumb sesa truprojat e tij edhe në ceremoninë për varrimin e 100 viktimave të mbytur në kanalin e Otrantos. E sa herë që kthehet e rikthehet në Shqipëri. E sigurtë është që emri i tij dhe i Vranickit, do mbeten përjetësisht më të rëndësishmit ndër ndërkombëtarët që ndihmuan aq shumë në ndalimin e më të keqes dhe në rikthimin e normalitetit më pas në Shqipëri.

I njëjti mu duk,- veç me peshën normale të 20 viteve më pas,- edhe në këto orë të rikthimit në Tiranë, në 20 vjetorin e misionit shumëkombësh “Alba” të asaj kohe, i krijuar me rezolutë të posaçme të OKB e i udhëhequr nga Italia. Pavarësisht se është jashtë politikës aktive Romano Prodit i dëgjohet fjala nëpër kancelari, sigurisht. Por ai vjen këtu me qetësinë dhe sportivitetin e dikurshëm, me lehtësinë e rikthimit në një shtëpi ku ai e di se derën do ta gjejë gjithnjë të hapur. Ndaj edhe është i çliruar  nga sforcimi i të aktruarit për të na thënë fjalë të bukura, nga ato që çdo popull si ne ka qejf ti dëgjojë, nga të huajt e rangut të tij por jo vetëm.

Megjithatë ka thënë këtë radhë disa gjëra që kanë shumë rëndësi që të analizohen. Tha se Shqipëria e atëhershme e kishte të pamundur të bëhej vend normal nga pikëpamja e funksionimit të demokracisë për aq kohë sa në mazhorancë e opozitë ishin Berisha dhe Nano. Dy armiq për vdekje, që i ndante një det urrejtje sa një qeli burgu politik në mes, e ku fjala pajtim ishte veç në emërtimin e qeverisë së Kryeministrit Bashkim Fino, të asaj kohe. Ndërsa sot tha ai, ka gjetur një Shqipëri që po vrapon (me gjithë problemet) në kuptimin e vërtetë të fjalës në raport me atë Shqipëri të shkatërruar të dy dekadave më parë.

Prodi tha se Shqipëria duhej të ishte në BE, të paktën dhjet vjet më parë. Këtu hyn pak sentimenti ose fjala e mirë e një njeriu që më shumë sesa një të vërtetë, shpreh me zë të lartë, një dëshirë të vetën prej dashamirësi. Europa pas 1997 ka njohur tri pranime të shteteve të reja si anëtare të BE. Në vitin 2004, u shënua më i madhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Qipro, Malta, Lituania, Estonia dhe Letonia e panë veten brenda një dite, pjesë të familjes Europiane. Në vitin 2007, pra plot 10 vjet më parë, dera u hap edhe për Bullgarinë e Rumaninë.

Ndoshta për këtë moment e ka patur fjalën Prodi, duke e rendit në këtë mënyrë Tiranën, në të njëjtin nivel demokracie dhe zhvillimi social ekonomik e të shtetit ligjor, si edhe Sofjen e Bukureshtin e asaj kohe. Ne e dimë tashmë që jo vetëm kjo nuk ndodhi, por nuk ndodhi as në 2013 kur dyert e BE u hapën vetëm për Kroacinë. Me sa duket shanset që nuk I shfrytëzuam dot në 10 vitet e shkuara, na janë ofruar më shumë se kurre e realisht, që ti kemi vetëm në dekadën e ardhëshme.

Romano Prodi ia njohu meritën për këtë periudhë të normalitetit demokratik të vendit, brezit të ri të liderëveve politikë që zëvendësuan Berishën e Nanon. E pikërisht po në këtë ditë, kemi një zhvillim të ri dhe një mundësi të papërsërtishme e të re. Pas marrëveshjes Rama- Basha të 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit dhe kompromisit të ofruar nga Kryeministri të enjten e kaluar për çështjen e Kryetarit të KQZ, pas dorëheqjes së ish shefit të SHISH dhe emërimit të tij si ambasador në NATO, nesër përfundon zyrtarisht edhe mandati I Prokurorit të Përgjithshëm.

Rama ka dalë në mbrëmje me një propozim për një pakt të madh e të thjeshtë kombëtar, mes mazhorancës dhe opozitës, për të vënë Shqipërinë mbi partitë si një angazhim për të punuar sëbashku në 6 muajt e ardhëshme, deri në hapjen e negociatave për anëtëarësimin e vendit në BE. Kurrë më parë në historinë tonë, nuk kemin qenë kaq pranë ëndrrës europiane, sa sot. Me siguri që pakti mes Ramës e Bashës mund të jetë arritur edhe në Bruksel, ku ishin atje në të njëjtën kohë këto ditë. Si garanci për këtë, u ofrua zgjedhja e dakordësuar e Prokurorit të ri të Republikës.

Mbetet për tu parë nëse kjo ofertë bujare do të pranohet apo jo. Por nuk besoj se Kryeministri do të dilte me këtë propozim, nëse nuk do të kishte edhe një garanci nga pala tjetër më parë. Tonet mes Ramës dhe Bashës pavarësisht retorikës politike të ditës, kanë rënë dukshëm kohët e fundit, për të arritur kulmin në realizimin e provës gjenerale të kësaj klime të re mes tyre, gjatë ditëve të përmbytjeve apokaliptike për shkak të motit në Shqipëri. Kështu që e shoh që tani të arritur këtë kompromis dhe mbetet vetëm shuarja e kurizotietit, për emrin e pasardhësit të Llallës.

Një pakt i ngjashëm u bë edhe plot 15 vjet më parë mes Nanos e Berishës, ku u ra dakord për largimin e Fatos Klosit nga kreu i SHISH, të Arben Rakipit nga kreu i Prokurorisë së Përgjithëshme dhe për zgjedhjen e Alfred Moisiut si President të dakordësuar. Pas kësaj, pasoi një nga periudhat më të qeta që vendi kishte përjetuar pas 1990. Duke i hapur rrugën një kulture të re e të panjohur më parë në historinë tonë politike: Kulturës së kompromisit.

Efektet e kësaj marrëveshje të re Rama- Basha, nëse ajo ndodh, garantojnë hapjen e negociatave me BE. Me siguri që kjo do sjelli atë ndryshim për Shqipërinë e ardhshme në raport me të shkuarën, si edhe ajo që ekziston  mes fotos së Romano Prodit pranë Zani Çaushti dhe asaj të Edi Ramës me Lulzim Bashën në portën e Kryesisë së Parlamentit pas kompromisit, pak muaj më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e enjte 7 dhjetor 2017/ Ditë delikate dhe me mosmarrëveshje për shenjën e...
Previous article Bushati takimin me Kotzias në Bruksel: Diskutuam çështje me rëndësi të përbashkët

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT