Pas një buqete lulesh që ishte publikuar nga Samanta në Instagramin e saj, plasën komentet se ajo ishte në një lidhje. Këto komente duket se e kanë acaruar Samantën e cila ka treguar të vërtetën rreth saj në portalin Blitz.al
Nuk është e thënë që lulet të vijnë vetëm nga dashnorët! A nuk ju kanë ardhur ndonjëherë lule nga mikeshat, ashtu siç i erdhën Samanta Karavellës pas performancës së këngës “Humbur”, në festivalin Kënga Magjike?
Këngëtarja ka rrëfyer se lulet ishin nga një mike dhe se në jetën e saj ende nuk ka një të dashur që do i sillte ato lule për të. Dhe pas këtij rrëfimi, Samanta është tallur me mediat që spekulonin për lidhje të saj, duke publikuar një deklaratë në instagram.
“EKSKLUZIVE: Martohem verën e ardhshme”, ka shkruar me ironi Karavella.