• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET MANDI QORI/ Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Eri Drizës
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET MANDI QORI/ Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Eri Drizës

2 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë dhe mbajtja pa leje e armëve.

Sipas një komunikate bëhet me dije se gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në lidhje me dy akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas policisë, ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar Wanted 3″, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI MES TË AFËRME NË FIER/ Arrestohen 2 persona
Previous article "SERBIA DO JETË RREZIK PËR SIGURINË..."/ Kurti: Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në Rajon

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT