• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SERBIA DO JETË RREZIK PËR SIGURINË…”/ Kurti: Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në Rajon
Home
Rajon

“SERBIA DO JETË RREZIK PËR SIGURINË…”/ Kurti: Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në Rajon

2 November, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ka qenë i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, të shoqëruar me një bashkëbisedim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst.

Gjatë këtj adresimi, Kurti ka trajtuar edhe raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti është deklaruar për refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e dakorduar Bazike dhe Aneksin e saj të zbatimit, me ç’rast ka theksuar disa nga shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të cilat kulmuan me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiç.

Kurti ka theksuar se Serbia gjithmonë do të mbetet një rrezik për Kosovën.

“Përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Basnjkë të Zveçanit, Serbia gjithmonë do të përbëjë një rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të “Serbisë së Madhe”, që tani e quajnë “bota serbe”, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”, ka theksuar Kurti në fjalimin e tij.

Kurti ka thënë se Moska do të jetë e para që do t’i bashkohet këtij “kori përçarjeje dhe shkatërrimi”.

“Rusia por edhe Kina kanë zgjeruar ndikimin e tyre në rajon, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Rusia përdor lidhjet historike dhe kulturore për të ushtruar fuqinë e saj, duke i bërë thirrje shpirtërores së thellë të popullit serb, i cili është i lidhur ngushtë me Kishën Ortodokse Ruse, ndërsa Kina përdor investime dhe kredi për të forcuar ndikimin e saj. Këto ndikime destabilizojnë rajonin dhe krijojnë një pengesë të fortë kundër përparimit demokratik”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, kryeministri Kurti është shprehur se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore të mbesin të ankoruar në bashkësinë europiane të vlerave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET MANDI QORI/ Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Eri Drizës
Previous article "ISHTE I FIKSUAR PAS SAJ"/ 17-vjeçarja shqiptare vdiq pasi u hodh nga kati i 7, motra e saj: E vrau një përbindësh

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT