• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE I FIKSUAR PAS SAJ”/ 17-vjeçarja shqiptare vdiq pasi u hodh nga kati i 7, motra e saj: E vrau një përbindësh
Home
Aktualitet
Kronikë

“ISHTE I FIKSUAR PAS SAJ”/ 17-vjeçarja shqiptare vdiq pasi u hodh nga kati i 7, motra e saj: E vrau një përbindësh

2 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Motra e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, e cila dyshohet se u hodh nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte nga ish-i dashuri i saj, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Piacenza më 25 tetor.

Në një intervistë, Viktoria Tila u shpreh se motra e saj nuk ka vrarë veten dhe se dyshimet janë te ish i dashuri i saj 15-vjeçar. Ajo ka rrëfyer se adoleshenti ishte obsesiv dhe kishte sjellje të çuditshme.

Intervista:

Viktoria Tila: Aurora ishte një princeshë e vogël, ishte bionde me sy të çelur dhe kishte sjellje të mirë. Ishte elegante në mënyrën e saj, përpiqej të ishte. Aurora ishte e shkëlqyer, do të  bëhej psikologe që të ndihmonte njerëz si ai përbindësh.

Çfarë menduat kur zbuluar se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Menjëherë e kuptova se nuk e kishte bërë ajo, se nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Motra ime ka qenë gjithmonë plot jetë, gjithmonë ka pasur një respekt të madh për jetën dhe nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Që në momentin e parë kuptova që se ishte ai (ish-i dashuri) sepse ishte i fiksuar ndaj saj, gjithnjë e më i çuditshëm dhe që përkeqësohej me kalimin e kohës, e dija se ishte ai, e përsërisja vazhdimisht.

Çfarë menduat kur e takuat?

Viktoria Tila:  Ai thoshte se i vinte keq për veten, tha se kishte shumë probleme familjare dhe se nuk e bënte me qëllim por në realitet e dinte shumë mirë se çfarë po bënte. Ditën e parë që e takova live kuptova që kishte disa probleme, se diçka nuk shkonte.

Jo për të arritur deri këtu, por diçka nuk ishte në rregull. Ai ishte një djalë që shkonte vërdallë duke u përpjekur t’i rrihte të gjithë, duke u përpjekur t’i trembte të gjithë: ai nuk lejonte askënd që t’i afrohej Aurorës apo atij.

Kur ju thanë se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Të nesërmen në mëngjes, në orën 11.30. Mami më telefonoi duke qarë dhe duke bërtitur dhe duke thënë se e kishin vrarë. Dhe sapo më tha, emri i tij më erdhi në mendje menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SERBIA DO JETË RREZIK PËR SIGURINË..."/ Kurti: Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në Rajon
Previous article ZGJEDHJET NË SHBA/ Cilat janë çelësat që Harris mund të bëjë histori

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT