• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIME E GJOBA/ Ç’ndodhi në Durrës gjatë 24 orëve të fundit, policia e ashpër me shoferët (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIME E GJOBA/ Ç’ndodhi në Durrës gjatë 24 orëve të fundit, policia e ashpër me shoferët (VIDEO)

21 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit vijon Planin-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, ku vetëm gjatë 20 ditëve të muajit gusht ka arrestuar 15 drejtues mjetesh, për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtuar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin ndaj drejtuesve të cilët drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, parakalimet e gabuara dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara.

Gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë arrestuar në flagrancë 15 shtetas të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 4 të tjerë për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjeti si dhe është proceduar në gjëndje të lirë një tjetër.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.T., S. S., A. Xh., M. F., A. T., dhe A. T., pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi N. M.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

111 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

77 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

965 masa për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë pezulluar 146 Leje Drejtimi nga këto: 129 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 17 për mos mbajtje krahu dhe parakalime të gabuara .

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

#KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret
#PoliciaAleatiYtPerSiguri
#BashkepunoEdheTi

Durrës Vijon Plani-Operacional "ROADPOL GUSHT 2020".Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtuar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin ndaj drejtuesve të cilët drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, parakalimet e gabuara dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara. Gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë arrestuar në flagrancë 15 shtetas të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 4 të tjerë për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjeti si dhe është proceduar në gjëndje të lirë një tjetër.Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.T., S. S., A. Xh., M. F., A. T., dhe A. T., pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi N. M.Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,111 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,77 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,965 masa për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.Janë pezulluar 146 Leje Drejtimi nga këto: 129 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 17 për mos mbajtje krahu dhe parakalime të gabuara .Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.#KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret#PoliciaAleatiYtPerSiguri#BashkepunoEdheTi

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 21. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Banka Credins lançon projektin: Pedalo! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë
Previous article MERR FLAKË HOTELI I VIP-AVE NË SPANJË/ Njerëzit hidhen nga ballkonet për të shpëtuar (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT