• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Banka Credins lançon projektin: Pedalo! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë
Home
Ekonomi

Banka Credins lançon projektin: Pedalo! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë

21 August, 2020 F.autor Ekonomi

Banka Credins, një nga bankat më të mëdha në vend, ka lançuar një projekt të ri “Pedalo”! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë”. Ky projekt interesant, synon ndërtimin e stacioneve të biçikletave pranë çdo degë të bankës Credins.

Projekti është pritur me entuziazëm nga drejtuesit dhe stafi i bankës. Aktualisht, janë finalizuar 3 stacione biçikletash në degët tona të Tiranës.

Këto stacione vijnë me njëkoncept ide dhe dizajn mjaft interesant. Jo vetëm një stacion biçikletash, por dhe një kënd i gjelbëruar me lule e bar, për të shtuar hijeshinë pranë çdo dege.

Pedalojmë së bashku, ka bërë bashkë stafe dhe klientët ë bankës, të cilët menjëherë kanë filluar të përdorin biçikletat për të lëvizur. Kombinuar dhe me infrastrukturën e përmirësuar në qytetin e Tiranës në kuadër të projekteve të ndërmarra dhe nga BashkiaTiranë, është mundësuar lëvizja me biçikleta e cila sa vjen dhe rritet çdo ditë.

Kjo nismë vjen sot, në kushtet kur duhet të kujdesemi më shumë se kurrë për veten, për një shëndet më të mirë, për pak më shumë sport e lëvizje, për një jetë më të shëndetshme e me më pak stres.

Gjithashtu, lëvizja me biçikletë ndikon në një qytet më të pastër, me më pak lëvizje makinash sidomos në zonat qëndore, duke reduktuar gazrat e dëmshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe padyshim ul dhe kostot tona duke shpenzuar më pak dhe kursyer kohën nëpërmjet një parkimi të shpejtë.

Banka Credins ka qënë dhe do vazhdojë të jetë gjithmonë mbështetëse e projekteve të cilat ndikojnë në një mjedis të bukur e të pastër për ne familjarisht.

Banka Credins ka ndërmarrë vazhdimisht nisma interesante në projekte që kanë të bëjnë me mjedisin duke i dhënë rëndësinë maksimale cilësisë së jetës që na jep njëmjedis i pastër dhe i gjelbërt.

Të gjithë së bashku duhet të kujdesemi për të reduktuar ndotjen, ulur përdorimin e plastikës, përdorur sa më pak makinat apo duke kursyer përdorimin e ujit dhe energjisë, për një mjedis më të bukur sot dhe në vitet në vijim.

Image

Image

 

Image

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Silva Bino i përgjigjet Tritan Shehut dhe tregon si llogariten testimet
Previous article ARRESTIME E GJOBA/ Ç’ndodhi në Durrës gjatë 24 orëve të fundit, policia e ashpër me shoferët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT