• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ALDA KLOSI MË DHA 10 MIJË EURO”/ Detaje nga rrëfimi i pastrueses Dobi: Më premtoi dhe…
Home
Breaking News

“ALDA KLOSI MË DHA 10 MIJË EURO”/ Detaje nga rrëfimi i pastrueses Dobi: Më premtoi dhe…

18 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shërbimi që Rozeta Dobi kryevi për vënien në jetë të skenarit që hartoi Alda Klosi, për “vjedhjen” e 550 mijë euro në shtëpinë e saj me qëllim futjen në burg të ish-bashkëshortit, pastruesja është shpërblyer me një shumë të konsiderueshme eurosh.

Mësohet se pastruesja Dobi është shpërblyer nga Alda Klosi me 10 mijë euro, ndërsa premtimin për dhurimin e një tharëse rrobash, Alda Klosi nuk e ka mbajtur.

“…lidhur me këtë shërbim dua të tregoj se si shpërblim Alda do më jepte vlerën 10 mijë Euro, si dhe një tharëse rrobash…”-ka treguar në prokurori Rozeta Dobi.

E pyetur nga prokurorët se a e kishte marrë, nëse po dhe si e ka marrë këtë shpërblim nga Alda Klosi, pastruesja ka treguar se:“…pas ditës së enjte, që kisha marrë eurot e dollarët dhe i kisha sistemuar në shtëpi, të dielën në darkë e kam telefonuar Aldën, i kam thënë se: …A të vij nesër në punë…?, ajo më ka thënë se: ”…po hajde…”.

Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda, e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit për mbajtjen e lekëve në shumën 10 mijë euro.

Me sa më kujtohet, prerjet kanë qënë 200 e 100 euro. Ndërsa për tharësen e rrobave më ka thënë se:”…do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej…”.

Pastruesja ka treguar në prokurori se është e gatshme të përballet me Aldën dhe t’ia thotë të gjitha këto që deklaronte para oficerëve.

Pastruesja Rozeta Dobi, në dëshminë e saj ka treguar dhe një apartament dhe garazh të blerë nga Alda Klosi kundrejt 76 mijë eurove, pasuri që nuk e kishte deklaruar dhe tashmë janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës.

Në 6 shkurt 2023, Rozeta Dobi është nxjerë nga burgu dhe ka çuar oficerët e policisë, pikërisht në vendin ku ndodhej pallati ku ajo ka punuar, në afersi të Rr. “Federik Shiroka” pallat i ndërtuar nga subjekti ”Brilant” sh.p.k.

Dobi, i ka treguar oficerëve me gisht apartamentin ku ajo ka shërbyer si sanitare për rreth dy vite tek familja e shtetases Alda Klosi.

E pyetur se gjatë kohës që Alda ka qenë në Amerikë, a e ka telefonuar dhe çfarë kanë biseduar, ajo Dobi është përgjigjur se: “…po kam komunikuar. Alda, më ka marrë në ËhatsApp, më ka pyetur …ku je…?, i kam thënë “…jam në shtëpi…”. A ke qenë nga Altini? (ish-bashkëshorti) më thoshte, …po…- i kam thënë.

Si është gjendja e A(ishbashkeshorti). I kam thënë është shumë i qetë.

Dua të deklaroj se Altini(ish-bashkeshorti) më kishte thënë se do ikte në Belgjike, a ka vajtur apo jo nuk e di.

Alda më tha se ishte në dijeni që Altini do ikte në Belgjike, pasi i kishte treguar vajza. Kjo bisedë ka qenë dy tre ditë para Vitit të Ri.

Deklaroj se Alda më ka bërë mesazh në ËhatsApp ku më ka pyetur …si je? dhe …ku je?.

Unë e kam marrë në celular në “ËhatsApp” dhe i kam thënë se jam në punë dhe pasdite do iki tek Altini (ish bashkeshorti), kjo telefonatë ka qenë në datën 6 janar 2023, që përkon me ditën që jam arrestuar.

Gjatë kësaj kohe, Alda më kërkoi një foto timen që t’ia dërgoja, unë nuk ja dërgova pasi nuk dija të përdor telefonin, por e mora në telefon në “WhatsApp” dhe ajo më ështe përgjigjur ”…o bo bo, flasim më vonë se nuk kam internet…”.

Nga kjo ditë jam arrestuar dhe nuk kam komunikuar më me të./ Ora News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA VENDOS SOT FATIN E LAERT HAXHIUT/ A do ekstradohet “killeri gjakftohtë” drejt Shqipërisë
Previous article ITALI/ Alarm për bombë në geton hebraike në Romë, evakuohet shkolla

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT