• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alarmante! Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve amësore në rajon
Home
Sociale

Alarmante! Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve amësore në rajon

16 November, 2017 k.autor Sociale

Vdekshmëria amësore për shumë njerëz mund të jetë një dukuri që i përket të kaluarës, por fenomeni është ende i pranishëm në Shqipëri, e për fat të keq shumë më e lartë se në vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga OurWorldinData, Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Nga të dhënat më të fundit të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, është përllogaritur se në 100’000 lindje 29 gra humbën jetën.

Ky tregues ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga 2012, kur norma ishte 30 vdekje në 100 mijë lindje.

Megjithatë, krahasuar me fillimin e viteve 90 kur norma e vdekjeve të nënave ishte 70 për 100 mijë lindje, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm .

Kjo normë është më e larta në Ballkanin Perëndimor.

Pas Shqipërisë, me normë më të lartë të vdekshmërisë amësore renditet Serbia, ku në 100 mijë lindje 17 gra humbën jetën.

Bosnje Hercegovina numëronte 11 vdekje të nënave për 100 mijë lindje.

Ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi kishin një normë relativisht të ulët, përkatësisht 9 dhe 8 vdekje të nënave për 100 mijë lindje.

Vdekshmëria amësore përshkruhet nga Organizata Botërore e Shëndetit si vdekja e një gruaja gjatë shtatzënisë apo brenda 42 ditëve të përfundimit të shtatzënisë, prej çdo shkaku që lidhet me shtatzëninë apo mbarëvajtjen e saj, por jo prej shkaqeve aksidentale.

Në botë

Treguesi i vdekshmërisë amësore për të gjithë botën është 216 vdekje për 100 mijë lindje. Aktualisht numri mesatar i lindjeve në botëështë afërsisht 140 milionë lindje dhe përafërsisht OurWorld in Data përllogarit se numri i nënave që kanë probabilitet të lartë që të humbin jetën është 303 mijë.

Normë më të ulët vdekshmërie amësore ka Europa Perëndimore, Kanadaja, Australia dhe Japonia, ku norma është nga 0-10 vdekje për 100 mijë lindje.

Europa Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria, SHBA, Kina dhe një pjesë e vendeve  të Amerikës Latine, norma përllogaritet në intervalin e 10-50 vdekje në 100 mijë lindje.

Normë më të lartë kanë vendet në zhvillim, veçanërisht Afrika, ku vdekjet amësore e tejkalojnë shifrën 200 për 100 mijë lindje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dokumenti/ Përgjimi i ri i Habilajve: Ej shoku! Sa lekë hidhen atje lart për këtë “punë"
Previous article 17 miliardë dollarë/ Si e ndërtoi pasurinë e tij mbreti i Arabisë?

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT