Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur afër Laçit rreth orës 2 të natës. Një makinë ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë në aksin Milot-Mamurras të autostradës Fushë Milot- Thumanë.
Viktimat janë Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç, ndërsa makina e aksidentuar ka qenë tip’Toyota’. Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave, ndërsa burime bëjnë me dije se në makinë ka qenë edhe një person i 3-të i cili ende nuk është gjetur.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe errësira. Nga video duket se automjeti ‘’Toyota’’ ka dalë nga rruga dhe ka çarë bordurën duke rënë në kanalin afër rrugës ku kanë gjetur vdekjen dy personat me banim në Durrës e Tiranë.
“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë“, thotë policia.


