Ushtarët grekë kryen të shtëna paralajmëruese për të detyruar një helikopter turk të kthehej nga një ishull në detin Egje’, njoftoi sot televizioni shtetëror grek, ERT duke cituar Ministrinë greke të Mbrojtjes.
”Helikopteri turk, që fluturonte ulët mbi ishullin e vogël grek, Ro, kishte detyruar trupat greke të hapnin zjarr me plumba gjurmëlënës”, tha televizioni grek, ERT.
Shkurtin e kaluar, roja bregdetare turke goditi një anije të rojes bregdetare greke në juglindje të Egjeut. Ishulli Ro ka një sipërfaqe prej 2,6 kiloetrash katrore dhe është i pabanueshëm, përveç një njësie të vogël ushtarake greke.
Ndërkohë, mediat turke raportojnë komente nga udhëheqësia e vendit të tyre, duke mohuar se një prej helikopterëve të tij ka shkelur hapësirën ajrore greke.
Zyra e kryeministrit turk, Binali Yildirim, u citua nga gazeta Hurriyet duke hedhur poshtë akuzat e mediave greke se helikopteri fluturoi mbi ishullin Ro.
Ministria e Mbrojtjes e Greqisë më herët tha se një njësi ushtarake e stacionuar në Ro u përgjigj duke ndjekur “procedurat e vendosura”.
Nuk kishte kontakt vizual me helikopterin dhe vetëm zhurma i tij u dëgjua, shtoi ministria e mbrojtjes.
Incidenti i fundit vjen në mes të një lufte deklaratash midis politikanëve të lartë grekë dhe turq.


