• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tjetërsoi pronat në Kashar, në gjyq ish-zyrtarja e kadastrës (EMRI)
Home
Sociale

Tjetërsoi pronat në Kashar, në gjyq ish-zyrtarja e kadastrës (EMRI)

11 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Skemat mashtruese për përfitime të sipërfaqeve të tokave në bazë të ligjit 7501 vazhdojnë të zbulohen edhe,një çerek shekulli nga koha e aplikimit të këtij ligji. Një nga skemat e zbuluara së fundmi nga organi i akuzës së Tiranës është edhe ajo e ish-përgjegjëses së Kadastrës në Këshillin e qarkut të Tiranës, Henrieta Hyka, e cila tashmë është dërguar në gjykatë si e pandehur.

Nga hetimet e kryera prokuroria dyshon se e pandehura, duke shfrytëzuar pozicionin që kishte ka falsifikuar një sërë dokumentesh, duke u dhënë sipërfaqe të konsiderueshme toke në komunën e Kasharit, në bazë të ligjit 7501, personave të afërm të saj të cilet nuk përfitonin nga ky ligj.

Falsifikimi me metrat katrorë
Hetimi ka konstatuar se është falsifikuar edhe sipërfaqja e tokës ku nga 500 m2 që ishte fizikisht, në letra është shënuar si 4.500 metra katrorë, duke i shtuar përpara numrin 4. Sipas prokurorisë, ish-përgjegjësja e Kadastrës, duke patur dijeni mbi gjendjen e tokave u ka dhënë të afërmve të saj sipërfaqe toke edhe pse nuk ishin banorë të zonës ku ishte toka, në komunën e Kasharit dhe as nuk kanë qenë punonjës të ish-kooperativave apo fermave bujqësore.

Më pas, toka që i ishte flasifikuar pronësia shitej tek persona të tjerë, sërish të afërm të Henrieta Hykës dhe në fund, pas dy-tre shit-blerjesh fiktive lëshohej një prokurorë që i jepte të drejtën Hykës të kryente veprime të tjera, duke ia dhënë tokën personave për ndërtime apo qëllime të tjera.

Përqindja në ndërtime
Gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë bëhej që e pandehura të fshinte gjurmët. Fillimisht kjo skemë dyshohet se është zbatuar nga dy firma ndërtimi, të cilave e pandehura iu ka kërkuar përqindje të ambienteve të ndërtimit më shumë sesa sipërfaqja e tokës që u kishte vënë në dispozicion. Më pas prokuroria arriti të zbulojë mekanizmin dhe aktualisht, Henrieta Hyka është duke u gjykuar në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A po fillon lufta? Ushtarët grekë hapin zjarr ndaj një helikopteri turk...
Previous article VETËM DIELL, por MOS harroni çadrat-MOTI SJELL SUPRIZA/ Temperaturat arrijnë deri në 27 gradë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit Aktualitet

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT