• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A do të përjetësohen Trumpi dhe Kimi si orkide?
Home
Europë

A do të përjetësohen Trumpi dhe Kimi si orkide?

25 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Edhe pse takimi mes presidentit të SHBA-së Trump dhe sundimtarit të Koresë së Veriut Kim u shty, një rezultat i një takimi të mundshëm të tyre në Singapor mund të parashikohet që tani: dy orkide me emrat e tyre.

Samiti midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut në Singapor u shty, por nëse një i tillë mbahet po në Singapor, ky mund të rezultojë me dy orkide të reja, një me emrin Donald Trump dhe një me emrin Kim Jong Un. Sepse në Singapor është traditë që krerëve të shteteve dhe vizitorëve të tjerë të rëndësishëm t’u dhurohen orkide me emrin e tyre.

Të ftuarit mund t’i marrin këto lule me vete edhe në shtëpi, por kjo mund të jetë e vështirë si në Uashington dhe në Phenian, sepse bimët tropikale nuk e përballojnë dimrin.

Në internet kanë nisur tashmë diskutime të gjalla me sugjerime të ndryshme për emrat e luleve, p.sh. dendrobium Donald Trump apo dendrobium Kim Jong Un (dendrobium është emri shkencor i orkideve).

Traditë e gjatë

Në kopshtin e orkideve të Singaporit ka edhe një orikde me emrin Angela Merkel dhe një orkide me emrin Helmut Kohl. Vizitori i fundit gjerman të cilit iu bë ky nder ishte presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili ishte në Singapor vjeshtën e kaluar.

Gjithësej ka rreth 1000 specie orkidesh me deri në 30.000 lloje. Kopshti i orkideve të Singaporit thotë se ka koleksionin më të madh të këtyre luleve në botë.

Orkideja që mban emrin e gjyshit të Kimit, Kim Il Sung, është objekt adhurimi për shumë vizitorë

Në rast se Trumpi do ta merrte me vete orkidenë, fati i saj nuk dihet, sepse në SHBA të gjitha bimët që sillen duhet të kalojnë në karantinë. Si edhe filizi i lisit që solli me vete presidenti Macron.

Ndërsa dendrobium Kim Jong Un mund të ketë një të ardhme të famshme – sepse orkideja që mban emrin e gjyshit të Kimit, Kim Il Sung, është objekt adhurimi për shumë vizitorë të panairit të luleve Kimilsungia. që zhvillohet çdo ditë në Phenian./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liverpool bën gati 80 milionë euro për lojtarin e kombëtares së Francës
Previous article E thotë agjenti: Buffon do të jetë i lumtur te PSG-ja

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT