• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive
Home
Nderkombetare

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

7 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 70 mijë efektivë policie dhe personel sigurie do të angazhojnë autoritetet franceze në të gjithë vendin me qëllimin siç thonë, të garantojnë rendin gjatë protestave të paralajmëruara për ditën e sotme.

Tubime masive janë njoftuar si nga sindikatat, ashtu edhe nga organizatat studentore, të cilat kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve për të rinjtë.

Ndërkohë, lëvizja e Jelekëve të Verdhë ka bërë thirrje për një grumbullim të veçantë në Place de la Concorde, në Paris, pavarësisht se një gjë e tillë i është ndaluar.
Mes thirrjeve të kësaj lëvizjeje për mosbindje civile masive, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se forcat e rendit janë përgatitur për incidente të mundshme, përfshirë përleshje dhe akte grabitjeje.

Protestat e fundit në Francë kanë qenë kryesisht paqësore, por në disa qytete janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe akte vandalizmi.

Gjatë tubimeve të së enjtes, sipas Ministrisë së Brendshme, u arrestuan mbi 600 persona. Sindikatat kërkojnë rritjen e pagave, reforma tatimore dhe përmirësimin e kushteve të studimit për të rinjtë.

Mes situatës së rënduar në vend, kryeministri Sébastien Lecornu pritet të zhvillojë të hënën një takim me përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve për të diskutuar rrogat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore
Previous article NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT