• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ide të thjeshta dhe interesante për të festuar bukur Vitin e Ri
Home
Jetë

Ide të thjeshta dhe interesante për të festuar bukur Vitin e Ri

30 December, 2017 Ina.Autor Jetë

Të gjithë e dimë që festat janë një kohë speciale që zakonisht festohet me familjen dhe miqtë, por nuk ke pse ndihesh keq nëse në këtë periudhë festive nuk ke asnjë njeri që do të festojë me ty.

Më poshtë ka disa ide se si mund t’i kalosh festat edhe vetëm.

Libra dhe filma

Është e vërtetë që të lexosh libra dhe të shohësh filma nëse je vetëm gjatë festave mund të të sjellë një gjendje pozitive. Shiko disa filma specifikë Krishtlindjesh ose edhe libra tërheqës që të mbajnë gjatë gjithë kësaj kohe të lidhur pas leximit.

Dekoro shtëpinë

Askush nuk duhet të jetë i mërzitur gjatë kësaj periudhe të vitit dhe natyrisht, ti nuk je përjashtim. Përpiqu që këtë periudhë ta bësh më të këndshme dhe merru vetë me dekorin e shtëpisë. Vendos një pemë të vogël dhe fillo dekoroje me të gjithë aksesorët; yje, lodra, tullumbace, drita etj. Dekori i pemës dhe dritat do të të ndihmojnë ta ndiesh veten më ngrohtë, por do të të krijojnë edhe gjendjen e shtëpisë së mbushur.

Udhëtim

Kur e di që do të jesh vetëm për festa, mendo se si mund ta organizosh ditën pa e pasur aspak problem këtë gjë. Një udhëtim i shkurtër do të ishte ide mjaft e mirë. Një vizitë jashtë qytetit ku jeton do të bënte shumë mirë.

Bëj ëmbëlsira

Nuk është shumë e rëndësishme të jesh profesionist në kuzhinë për të festuar vetëm. Nëse kënaqesh duke lexuar receta dhe duke i praktikuar ato, kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar gjëra të reja. Nëse nuk del e përkryer, nuk është problem. Askush nuk do ta kuptojë që nuk je gjë në kuzhinë.

Kënaqe veten

Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk janë vetëm një periudhë gjatë së cilës jepen dhurata për njerëzit e afërt duke i bërë ata të lumtur dhe duke sakrifikuar pak nga vetja. Pse duhet t’i heqësh vetes mundësinë e një kënaqësie të tillë? Pra, të blesh dhuratën që do: një verë e vjetër, një restorant luksoz, një trajtim estetik dhe gjithçka tjetër që mund të të bëjë të lumtur gjatë kësaj periudhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Chelsea në epërsi ndaj Stokes, e pabesueshme kush ka shënuar
Previous article Zyrtare: Silvio Zogaj largohet nga Luftëtari

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT