• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Zyrtare: Silvio Zogaj largohet nga Luftëtari
Home
Futboll

Zyrtare: Silvio Zogaj largohet nga Luftëtari

30 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Silvio Zogaj është largimi i parë nga Luftëtari. Mesfushori 20-vjeçar njoftoi prishjen e kontratës me klubin gjirokastrit, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të mësohet skuadra ku ai do të vazhdojë karrierën.

Vendimi i lojtarit lidhet me aktivizimin e pakët në gjysmën e parë të këtij sezoni. Vetëm 18 minuta në fushë në 16 javë të kampionatit, duke u aktivizuar si zëvendësues në fundin e ndeshjeve me Skënderbeun dhe Laçin.

Ndeshja me kurbinasit, përpara më tepër se një muaji e gjysmë ishte e fundit për Zogajn me fanellën bluzi. Largimi i mesfushorit prej hapësirave të pakta të dhëna nga trajneri Lika, konfirmohet edhe nga falënderimet e futbollistit që nuk e përmendte teknikun aktual.

Vlerësim kishte për presidentin Tavo, stafin drejtues, shokët e ekipit, tifozët dhe ish-trajnerin Milinkoviç, i cili i dha besim lezhjanit duket e aktivizuar në elitën e futbollit shqiptar prej moshës 18-vjeçare, në javën e parë të kampionatit të kaluar në ndeshjen me Partizanin, ku mesfushori u aktivizua nga stoli.

Largimi i Silvio Zogajt nis serinë e ndryshimeve të pritshme te Luftëtari në merkaton e dimrit, me presidentin Tavo që ka njoftuar se do të përforcojë kontingjentin, me objektivin kryesor që është mbajtja e xhevahirëve të ekipit, nga Rroca për të vijuar me dy yjet e sulmit, Dejvi Bregu e Kristal Abazaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ide të thjeshta dhe interesante për të festuar bukur Vitin e Ri
Previous article EKSKLUZIVE/ Personalitetet e njohur që kanë besuar të vetmin hotel me 5* në Shqipëri

Q.Autor

Postime të ngjashme

REAL MADRID "MBRETËRESHA" E MERKATOS/ “Los Blancos” afrojnë talentin Carlos Espi Futboll

REAL MADRID "MBRETËRESHA" E MERKATOS/ “Los Blancos” afrojnë talentin Carlos Espi

MITAJ TRANSFEROHET NË SERIE A/ Mbrojtësi kuqezi lë Al Ittihad dhe firmos me klubin e njohur italian Futboll

MITAJ TRANSFEROHET NË SERIE A/ Mbrojtësi kuqezi lë Al Ittihad dhe firmos me klubin e njohur italian

GJITHÇKA E KRYER/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia Futboll

GJITHÇKA E KRYER/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT