Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Murat Xhahysa, ish efektiv policie.
Sakaq, polica ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Njoftimi policisë:
Policia bën me dije se më datë 17.06.2020, rreth orës 13:10, në Kavajë, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër” mjeti me drejtues M.Xh.,, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


