• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Administrata i kthehet punës nga shtëpia. Ja rregullorja që duhet ndjekur
Home
Sociale

SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Administrata i kthehet punës nga shtëpia. Ja rregullorja që duhet ndjekur

17 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë në shtëpi. Me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, nisur nga rastet e shtuara, me propozim të Komitetit të Ekspertëve dhe Institutit të Shëndetit Publik, administrata shtetërore është udhëzuar që të punojë nga shtëpia.

Në zyra do të punohet sipas një skeme me rotacion dhe mundësish vetëm një person për çdo zyrë.

Sipas një rregulloreje të brendshme, gjatë kësaj periudhe, administrata duhet të koordinojë punën sa nga ambientet e institucionit, aq edhe nga shtëpia

Institucionet po e bashkërendojnë punën përmes një grafiku të nëpunësve që po punojnë në ambientet e institucionit dhe atyre online.

Në përcaktimin e numrit të nëpunësve që duhet të punojnë nga zyrat është mbajtur në konsideratë detyrimi i respektimit të largësisë prej 2 metrash.

Kjo ka bërë që për çdo zyrë, në varësi të sipërfaqes, të punojnë një ose maksimumi dy punonjës, të tjerët në shtëpi.

Puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore, si edhe puna në ambientet e punës.

Edhe procedura është e njëjtë. Gjatë punës në distancë online nëpunësit duhet të vënë në dispozicion të eprorëve dhe të njësisë së burimeve njerëzore të institucionit detajet e kontaktit të tyre si dhe të jenë të aksesueshëm online gjatë gjithë orarit zyrtar.

Ata që punojnë në distancë (pra online) duhet të kenë thirrje në ekip një herë në ditë për mbledhje kryesisht përmes platformës “Zoom”.

Ata që merren me ofrimin e shërbimeve direkt ndaj publikut janë udhëzuar të punojnë sipas një plani që ka si qëllim minimizimin e kontaktit mes qytetarëve dhe nëpunësve.

Prandaj qytetarët janë nxitur të përdorin platformën e-Albania me qëllim marrjen e shërbimit online.

Në fillim të javës Ministria e Shëndetësisë apeloi publikisht për rikthimin e punës nga shtëpia, për të gjithë ata që e kanë këtë mundësi.

Dhe administrata është e para që ka nisur ta aplikojë, ndërsa nuk ka ende një lëvizje në sektorin privat për rikthimin e punës nga shtëpia, praktikë që vijon në shume vende të botës, nga Europa në SHBA që nga nisja e pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Ish efektivi policisë përplas makinën me shtyllën, dërgohet në spital në gjendje të rëndë (EMRI+VIDEO)
Previous article "GARANCIA SOVRANE"/ Denaj: Janë aprovuar 491 aplikime, ju krijoi mundësi bizneseve për të paguar pagat

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT