• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Tomini: U zbeh vigjilenca dhe përdorimi i masave mbrojtëse, 85% e rasteve janë pa simptoma
Home
Sociale

SHPËRTHIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Tomini: U zbeh vigjilenca dhe përdorimi i masave mbrojtëse, 85% e rasteve janë pa simptoma

29 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit kanë rikthyer sërish frikën te qytetarët.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, epidemiologia e ISHP-së Eugena Tomini, tha se kjo rritje ka ardhur edhe si pasojë e zbehjes së vigjilencës, përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale, dhe mos respektimit të distancimit fizik.

Eugena Tomini: ”Kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara Covid-19 të paktën në 4 qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit. Duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale. E kemi shprehur gjithmonë. Që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si covid pozitiv. 

85% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbehja e distancimit fizik, mosrespektimi në largësi 1.5 m dhe më shumë, detyrimisht sjell kontakte të ngushta. Sjell prishje të respektimit të masave mbrojtëse personale, dhe për rrjedhojë do kemi një transmetueshmëri nga një individ në tjetrin.”

Sipas saj, edhe nga personeli shëndetësor ka pasur një zbehje të vigjilencës, teksa numri i të infektuarve në QSUT vijon të rritet.

Eugena Tomini: ”Transmetimi i infeksionit i një personeli shëndetësor i cili ka pasur kontakt me burim të jashtëm nga QSUT, u kthye në një burim të brendshëm në qendrën spitalore, duke sjellë infektimin e personelit mjekësor. Sigurisht është një ulje e vigjilencës edhe përkundrejt stafeve mjekësore, përkundrejt një trendi të ulur të infeksionit covid në vend. Përkundrejt uljes së numrit të rasteve të shtruar në spital. Sigurisht edhe personeli shëndetësor hyn në pjesën e popullatës, janë njerëz si gjithë të tjerët, dhe kanë humbur vigjilencën. 

Por respektimi i distancimit fizik, por mbi të gjitha i masave mbrojtëse të kontrollit të infeksionit spitalor është shumë i rëndësishëm, për të mos sjellë transmetim të ndërsjellë nga pacienti te personeli dhe anasjelltas.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNA NUK APLIKON PËR PAGËN E LUFTËS/ Drejtoria e Tatimeve mesazh në celular çdo punonjësi që e përfiton. Ja çfarë shkruhet
Previous article ITALIA DHURON SKAF PËR PARKUN DETAR SAZAN-KARABURUN/ Ambasadori Bucci: Mbështesim mbrojtjen e trashëgimisë mjedisore

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT