• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIA DHURON SKAF PËR PARKUN DETAR SAZAN-KARABURUN/ Ambasadori Bucci: Mbështesim mbrojtjen e trashëgimisë mjedisore
Home
Sociale

ITALIA DHURON SKAF PËR PARKUN DETAR SAZAN-KARABURUN/ Ambasadori Bucci: Mbështesim mbrojtjen e trashëgimisë mjedisore

29 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Një skaf i ri u dhurua nga qeveria italiane për parkun detar të Karaburun-Sazanit, për të mbrojtur florën dhe faunën. Ministri Blendi Klosi foli edhe për ligjin e ri të turizmit, i cili nuk është dekretuar nga Presidenti.

Skafi do të patrullojë në parkun detar për të mbrojtur florën dhe faunën si dhe do të përdoret për aktivitete shkencore dhe kërkimore. Me një kapacitet shpejtësie prej 53 milje në orë dhe mundësi për të mbajtur dy barrela, mjeti lundrues mund te ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm te ndihmës së parë mjekësore.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur se kemi miratuar dy ligje të rëndësishme mbi aktivitet e lundrimit qe i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë blu.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri i pranishëm ne aktivitet, Fabrizio Bucci tha se Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimin e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë.

“Me 28 Prill, Parku Detar Karaburun Sazan, zona e parë dhe e vetme e Mbrojtur Detare në Shqipëri mbushi 10 vjeç. Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimet e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë dhe për shërbime më të mira publike. E ka bërë këtë në të kaluarën. Do vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen”, u shpreh ambasadori Bucci.

Ky skaf është dhuruar nga UNDP në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri, faza 2,” i cili financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Tomini: U zbeh vigjilenca dhe përdorimi i masave mbrojtëse, 85% e rasteve janë pa simptoma
Previous article PUBLIKON FOTON/ Kreshnik Spahiu lajmëron futjen e Aleancës Kuq e Zi në zgjedhje: Kundër PD-LSI dhe PS

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT