• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDJEK NGA AFËR OPERACIONIN HUMANITAR NË ELBASAN/ Balla: Deri tani në gjithë qarkun janë asistuar me ndihmë ushqimore rreth 7 mijë familje
Home
Politikë

NDJEK NGA AFËR OPERACIONIN HUMANITAR NË ELBASAN/ Balla: Deri tani në gjithë qarkun janë asistuar me ndihmë ushqimore rreth 7 mijë familje

30 March, 2020 k.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ndoqi nga afër sot operacionin humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, Balla ndoqi përgatitjet e pakove ushqimore që do të vijojnë të shpërndahen në ditët në vijim.

Balla kërkoi nga bashkitë të tregohet vëmendje e shtuar sidomos ndaj moshës së tretë, duke plotësuar të gjitha nevojat që ata kanë, në mënyrë që të mos dalin nga shtëpitë.

“Në të gjithë qarkun e Elbasanit, deri tani, janë asistuar me ndihmë ushqimore rreth 7 mijë familje. Gjithashtu janë asistuar të moshuarit me barna dhe me shërbime të tjera të cilat ata kanë nevojë.
Do ta vazhdojmë këtë operacion të gjërë humanitar, për t’ju gjendur atyre që realisht kanë nevojë.”, deklaroi Balla.

Gjithashtu Balla kërkoi nga qytetarët që të tregojnë solidaritet në këto ditë të vështira, duke shtuar se çdo rast do të verifikohet dhe nuk do të lejohen abuzime.

“Dua t’u them të gjithë atyre që kanë vila të heqin dorë nga të kërkuarit pako ushqimore të cilat nuk u takojnë. Pakot ushqimore janë për ata që janë realisht në nevojë.”, tha Balla.

Balla nuk kurseu as përgjigjen ndaj opozitës, e cila as në këtë luftë, nuk ka dhënë kontributin dhe solidaritetin e saj, por siç tha ai, vjell vrerë ndaj qindra djem e vajzave që sot punojnë me përkushtim për t’ju gjendur familjeve në nevojë.

“Kjo është një luftë dhe në luftë duhet të jemi të gjithë bashkë. Atyre që nga ekranet e TV-ve dhe nga rrjetet sociale vijojnë çdo ditë të hedhin vrerë mbi këtë punë kolosale që po bëhet nga këto djem e vajza, dua t’u them: Kjo është një punë që po bëhet me ndershmëri, punë që po bëhet në kuadër të një lufte me një armik të rrezikshëm. Në fund të luftës do të shohim kush kishte të drejtë dhe kush ja fut kot nga mëngjesi bnë darkë”.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja e vuri në dukje punën e mirë që është bërë deri tani për të qenë pranë familjeve në nevojë, sidomos përsa i përket komunitetit rom dhe egjiptian, nevojat e të cilëve janë më të mëdha.

Më pas, Balla e Llatja inspektuan situatën në qytet përsa i përket lëvizjeve, tashmë më të kontrolluara të qytetarëve. Ata hasën edhe në të moshuar të cilëve ju kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe të telefonojnë për çdo nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Kryeministri Boris Johnson qeveris i izoluar në shtëpi
Previous article KORONAVIRUSI/ COVID-19 i merr jetën edhe gazetares së njohur amerikane

k.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe... Politikë

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT