Gazetarja e njohur amerikane Maria Mercader ka ndërruar jetë ditën e sotme në Neë York. Media amrikane shkruajnë se gazetarja e prekur nga koronavirusi nuk ia ka dalë dot të shpëtojë.
Mercader kishte vite që luftonte kundër një kanceri, por infektimi me COVID-19 përkeqësoi gjëndjen e saj derisa i mori dhe jetën.
Gazetarja dhe producentja 54-vjecare ishte një nga personazhet më të dashur CBS, ku dhe kishte punuar për rreth 30 vjet. SHBA-ja është e para ne botë për sa i përket numrit te te infektuarve me COVID-19, 142,793, nga ku 2,490 kane humbur jetën.



