• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ruçi: Kuvendi vijon punën online, kombi s’do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, policëve dhe ushtarëve
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Ruçi: Kuvendi vijon punën online, kombi s’do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, policëve dhe ushtarëve

29 March, 2020 k.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehet se kombi nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe ushtarëve në këto ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe njerëzimin. Sa i përket punës së komisioneve të Kuvendit, ai thotë se po vijon online.

“Rreziku që i kanoset jetës së qytetarëve shqiptarë dhe gjithë njerëzimit nga koronavirusi, na ka bërë më të bashkuar e solidarë me njeri-tjetrin, edhe pse në distancë sociale. Por distanca fizike ka shkurtuar distancën shpirtërore e njerëzore. Shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit dhe timen personale për mjekët, infermierët dhe personelin që shërbejnë me vetëmohim në vijën e parë të zjarrit dhe shpëtojnë jetët e njerëzve si edhe për punonjësit e policisë dhe pjesëtarët e forcave të armatosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 30 mjekët shqiptarë që nisën dje shërbimin në spitalet italiane u bënë mesagjerë të humanizmit shqiptar, dallëndyshet që lajmërojnë fitoren e jetës.

Ata iu bashkuan qindra mjekëve shqiptarë që kontribuojnë me përkushtim në mjaft vende të botës, në të pesë kontinentet dhe lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Kombi nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe ushtarëve të tij në këto ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe njerëzimin. Deputetët dhe komisionet e Kuvendit, pavarësisht kushteve të imponuara nga COVID-19, vazhdojnë të punojnë online dhe njëkohësisht të kujdesen për qytetarët në nevojë. Të gjithë qytetarët të zbatojmë rregullat e kësaj lufte dhe të kontribuojmë në mbrojtjen e jetëve!”shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 19-VJEÇARI VDES NË LONDËR/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq
Previous article "NDALONI TË GJITHA FORMAT E LUFTËS/ Papa Françesku i bën thirrje botës: Veproni si një familje njerëzore

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT