• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
19-VJEÇARI VDES NË LONDËR/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq
Home
Nderkombetare

19-VJEÇARI VDES NË LONDËR/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq

29 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Luca Di Nicola ishte një 19-vjeçar me origjinë nga provinca e Teramos në Itali, i cili vdiq në 24 mars në Londër. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë koronavirusi, por nuk iu krye asnjë tampon.

Ai jetonte bashkë me nënë e tij, Clarissa dhe partnerin e saj, Vincenzo në veri të Londrës dhe kishte kërkuar vetë ndihma nga mjekët. Giada, një nga tezet e Lucës tregoi se në fillim u dyshua se ai kishte thjesht një grip të zakonshëm.

“Ai ishte shumë i shëndetshëm. Një javë para vdekjes së tij, Luca kishte ethe dhe kollë dhe të njëjtat simptoma kishin edhe kunata ime Clarissa dhe partneri i saj Vincenzo që jetonin në të njëjtën shtëpi. Dukej si grip: mjeku në Londër i dha nipit tim paracetamol. Por Luca u përkeqësua në 23 mars. Doktori e vizitoi atë në shtëpi dhe i tha që ishte i ri, i fortë dhe se ai nuk kishte pse të shqetësohej për atë grip të keq.”

Të nesërmen, situata u përkeqësua.

“Luca kishte dhimbje gjoksi. Buzët e tij morën një ngjyrë të purpurt. Ata thirrën ambulancën, e intubuan dhe menjëherë e pranuan në kujdes intensiv në Spitalin North Middlesex në Londër. Por pas gjysmë ore, rreth orës 7 të mbrëmjes, Luca vdiq.”

Nëse Luca vdiq nga koronavirusi, ky është vetëm një dyshim. Tezja tjetër e 19-vjeçarit, Romina, thotë se autoritetet kanë kërkuar që t’i bëhet një tampon pas vdekjes.

“Ne nuk dimë asgjë, madje as se ku do ta çojmë trupin e tij, pasi askush nuk e ka parë Lucën që nga ajo mbrëmje e mallkuar. Tani jemi të shqetësuar edhe për mamin dhe partnerin e saj sepse ato vazhdojnë të kenë të njëjtat simptoma si Luca.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FJALËT PREKËSE..."/ Salvini flet me Ramen: Nuk janë 30 mjekë, por 30 shuplaka ndaj Evropës që na ka braktisur
Previous article KORONAVIRUSI/ Ruçi: Kuvendi vijon punën online, kombi s'do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, policëve dhe ushtarëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

"PO PËRPIQEN TË PENGOJNË MARRËVESHJEN ME IRANIN"/ JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë Botë

"PO PËRPIQEN TË PENGOJNË MARRËVESHJEN ME IRANIN"/ JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT