• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Testojmë të dyshuarit për të shkëputur zinxhirin e covid 19, testimi në masë i popullsisë nuk largon…
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Testojmë të dyshuarit për të shkëputur zinxhirin e covid 19, testimi në masë i popullsisë nuk largon…

25 March, 2020 k.autor Politikë

Rama: Jemi duke bërë më shumë teste dhe mbase mund të thuash diçka lidhur me shifrat dhe parashikimin, që mesa ndjek kurbën jemi brenda parashikimeve bazuar te efekti i covid 19

Manastirliu: Do të testojmë, testojmë, testojmë të dyshuarit dhe ata që kanë nevojë të heqin dyshimet nëse janë të prekur apo jo për të ndërprerë zinxhirin e infektimit të Covid 19. Kemi bërë testime aq nevojë sa kemi pasur, Epidemiologët në të gjithë vendin po bashkëpunojnë me urgjencat rajonale dhe ato të ardhura në numrin 127për të identifikuar rastet e prekura. Nëse do të testojmë të gjithë popullatën, do të duhet ta ritestojmë atë periodikisht dhe kjo nuk është vetëm një çështje buxheti, por nuk e përjashtojmë dot riskun e tyre me testin, pasi ato mund të infektohen në një moment të dytë.

Jemi në javën e tretë dhe kërkon një numër testime për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Ne testojmë personat që shfaqin shenjat dhe të afërmit e tyre, në mënyrë që të krijojmë izolimin e covid 19. Kjo është strategjia e duhur e marrë nga qeveria dhe është mbështetur dhe nga ekspertët. Kurba do të fillojë të rritet dhe masat e ndërmarra do të vlerëson ndoshta jo këtë javë por në fillim të javës tjetër rreth datës 30 mars. Gjatë kësaj kohe do të rishikohen të gjitha modelet dhe probabilitet e ekspertëve për të mbajtur sa më poshtë kurbën.  Testimet ne i kemi shoqëruar me masa të menjëhershme të vetizolimit, ndërsa vendet e tjera kanë kryer testime në masë dhe më pas kanë marrë masat. Efekti i masave nuk do të shihet ndoshta këtë javë por javës tjetër besoj se po, duhet t’i japim frymë sistemit tonë shëndetësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PENSIONISTËT KTHEJINI NË SHTËPI"/ Rama porosit Lleshajn: Problem daljet në grup. Kush del dy apo më shumë gjobë
Previous article "Gjeneralet e ushtrisë" së bluzave të bardha që po udhëheqin luftën kundër COVID-19 në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT