• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Mbaron prodhimi vendas, rriten me 40% çmimet e agrumeve
Home
Ekonomi

Mbaron prodhimi vendas, rriten me 40% çmimet e agrumeve

27 December, 2017 k.autor Ekonomi

Pikat e pakicës në Kryeqytet i shiten dy ditët e fundit me 40 për qind më shtrenjtë mandarinat, portokallet dhe limonët dhe me gati 20 për qind mollët dhe frutat e tjera për shkak se prodhimit vendas i ka ardhur fundi.

Tregtarët pohojnë se po marrin furnizimet me çmime më të larta, teksa në ditët e fundit të javës çmimet do të rriten më tej për shkak të konsumit që sjell festa e ndërrimit të viteve.

Një kilogram mandarina kushtoi sot në tregjet e pakicës 100-120 lekë nga 70 lekë që ishte javën e kaluar. Në të njëjtat nivele u rrit edhe çmimi i portokalleve, ndërsa çmimi i një kilogrami mollë vendi u rrit me 20 lekë.

Llukan Kote, një nga përfaqësuesit e kooperativës së Xarrës, prodhuesi më i madh i agrumeve në vend pohoi për Monitor se prodhimi vendas pothuajse ka përfunduar.

Ai tha se prodhimi këtë vit ishte 30 për qind më e lartë, teksa nga ana tjetër edhe tregtia ka qenë shumë e mbarë. Zoti Kote tha se këtë vit Xarra zgjeroi kontratat e importit me Kosovën, Poloninë dhe Rumaninë.

Ai shpjegoi se, mandarina e Xarrës në pjesën dërrmuese të saj ka shkuar në eksport teksa tregu vendas është furnizuar më së shumti nga qytete të tjera.

Temperaturat e ulëta të vitit të kaluar nuk kanë sjelle shumë dëme në agrumet Xarrës, për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik, teksa vende te tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia kanë pësuar dëme të mëdha.

Kjo ka bërë qe kërkesa për mandarinën shqiptare të rritet edhe më shumë, duke bërë që edhe furnizimet për tregun vendas të jenë të limituara dhe po ofrohen me çmime më të larta.

Nga ana tjetër përmbytjet e fillimit të muajit dhjetor dëmtuan prodhimet e stinës, duke bërë që brokoli dhe lulelakra të shiten me çmime dyfish më të larta.

Një kilogram Brokoli kushtoi dje në pikat e pakicës 170 lekë nga 80 lekë që ishte javën e kaluar.

Çmimet e fruta dhe perimeve janë përbërësit kryesor të inflacionit në vendin tonë, pasi përgjatë gjithë vitit ato janë rritur me ritme dyshifrore teksa çmimet e artikujve të tjerë të qëndrueshëm shpesh herë janë paraqitur me rënie./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç’ndodhi dje në gjyqin me dyer të mbyllura, pse Gjykata i riktheu pasaportën Tahirit
Previous article “Dorëzimi i stafetës”, të gjitha Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t futen në konkurs

k.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT