• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUM SI TI SHQIPËRI QË S’KE PLEQËRI”/ Agron Llakaj mesazhe optimiste me këngë për koronavirusin
Home
Sociale

“LUM SI TI SHQIPËRI QË S’KE PLEQËRI”/ Agron Llakaj mesazhe optimiste me këngë për koronavirusin

19 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Aktori i njohur i humorit dhe i shumë dashur për publikun Agron Llakaj përmes Report Tv dha disa mesazhe optimizmi për të gjithë shqiptarët që janë në karantinë në këto ditë të vështira për shkak të situatës nga koronavirusi.“Natyrisht në këtë kohë në këtë situatë është fuqi njerëzore të dalësh mbi realitetin, të shkaktosh humor dhe mbi të gjitha të shkaktosh të qeshura, të bësh humor. 

Por edhe në traditën tonë popullore kështu thuhet, në vdekje humori shpërthen shumë më fuqishëm sesa në një kohë normale. Ne për fatin e mirë, të themi atë që është, Zoti nuk na ka lënduar shumë dhe nuk po na lëndon.Kërkon vetëm durim, durim për ta kaluar gjithë këtë situatë. Në shtëpi nuk ka gjë më të bukur, se pas kaq shumë vitesh babai të njohë djalin, të njohë vajzën dhe fëmijët të njohin prindërit, rrinë bashkë. 

Por ajo që është më thelbësorja, unë do t’i thosha të rinjve, duroni pa dalë jashtë një dhe e dyta mos i nominoni ata gjyshërit, mos i nominoni janë një dashuri e madhe, një dashuri që na ka shoqëruar gjithë jetën, që nga fëmijëria deri tani në këto momente dhe për shkak të situatës kur ndihen si mosha më e rriskuar unë them sëbashku të këndojmë atë këngën:

”Xhaxh ka vite që m’thrrasin, por pleqërinë tej e kam flakur,m’shtohet jeta nga respekti, kur me thonë shokët veteranë

veteranë fjalë nderi, nuk e njohim veten plak, m’rritet jeta nga respekti

kur me thonë shokët veteranë…

lum si ne lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri’’

T’u japim pak moto, mos ta ndiejnë veten si pleq. 

Mjafton t’u themi që i duam shumë. Sot ju bëj thirrje në orën 20:00 dilni nëpër ballkone dhe në dritare dhe këndoni mrekullisht dhe fuqishëm me zë të fortë sa t’ju dëgjoj Italia këngë për baballarët tanë të mrekullueshëm. 

Sot është dita e baballarëve. Në këtë rast edhe dita ime, por fëmijët e mi stonojnë kur këndojnë. Zoti qoftë me ne” ishte mesazhi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ SHBA shtrëngon masat: Mos udhëtoni jashtë vendit për asnjë arsye
Previous article KORONAVIRUSI/ Rritet bilanci edhe në Francë,108 viktima dhe 1861 të prekur brenda 24 orëve

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT