Edhe në Francë ka pasur një rritje të konsiderueshme të të prekurve nga COVID-19, ku brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 2 mijë raste të reja.
Ndërkohë që edhe numri i viktimave brenda 1 dite ka shkuar në 108 duke e ccuar numrin në total në 372, një rritje me 41 përqind.
Në të njëjtën kohë mbi 600 persona kanë dalë nga spitali të kuruar.
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i autoriteteve shëndetësore të vendit, Jerome Salmon, tha se numri i çështjeve ishte rritur në 10,995 nga 9,134 dje, një rritje prej 20% për një periudhë 24-orëshe.
Sipas zyrtarit francez, 1,122 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë të lidhur me pajisjet respirative, një rritje prej 20.5% krahasuar me ditën e djeshme.
Vlerësohet se Franca ka rreth 5,000 shtretër me pajisjet e nevojshme, por këto shtretër shpërndahen në mënyrë të pabarabartë në vend.


