• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Ja masat që duhet të merrni në punë për ta parandaluar
Home
Bukuria
Këshilla

KORONAVIRUSI/ Ja masat që duhet të merrni në punë për ta parandaluar

10 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Këshilla

Duke qenë se çdo ditë njerëzit janë në marrëdhënie pune, është e nevojshme të dimë si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet ku punojmë dhe mbi të gjitha të ruajmë qetësinë dhe të  zbatojmë këshillat e  nevojshme sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

1.Sigurohuni që vendi i juaj i punës të jetë i pastër dhe higjenik. Sipërfaqet dhe objektet duhet të pastrohen rregullisht dhe të dezinfektohen.

2.Kujtojini shpesh punonjësve dhe klientëve të lajnë duart dhe sigurohuni që nëpër zyra të keni të gjithë mjetet e duhura si letra të lagura, sapunë, ujë të rrjedhshëm, dezinfektues, etj.

3.Promovoni higjenën e mirë të frymëmarrjes. Pajisni zyrën me maska dhe letra në rast se ndonjë punonjës shfaq simptoma kolle ose rrufe.

4.Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët që nëse koronavirusi nis të përhapet në vendin tuaj, secili prej tyre që shfaq temperaturë, apo kollë, të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë prej aty nëse do të jetë e nevojshme. Edhe në rast se simptomat janë të pakta apo minimale, këshillojini nëpunësit të qëndrojnë në shtëpi.

5.Këshillojini punonjësit/bashkëpunëtorët/klientët të konsultohen në rast se kanë ndërmend të bëjnë një udhëtim pune në zonat me shumë të prekur nga koronavirusi. Shmangni dërgimin e punonjësve të mëdhenj në moshë ose atyre që vuajnë nga sëmundje si diabeti, sëmundje të zemrës apo mushkërive në udhëtime pune në vendet ku po përhapet Covid-19.

6.Gjatë udhëtimeve të punës, nxitini punonjësit të mbajë një metër distancë nga personat e tjerë që tështijnë ose kolliten. Sigurohuni që të dinë masat që duhen ndërmarrë në rast se shfaqin simptoma.

7.Kur punonjësit të kthehen nga udhëtimet e punës, duhet të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore për 14 ditë dhe të masin temperaturën dy herë në ditë. Edhe nëse kanë pak temperaturë, për shembull 37.3 gradë celcius, të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen. Kjo do të thotë të shmangnin kontaktin me personat e tjerë. Gjithashtu të kontaktojnë me mjekun e familjes për të marrë detaje të mëtejshme.

Si duhet të përgatisni ambientin e punës në rast se Covid-19 prek komunitetin tuaj?

Përgatisni një plan veprimi në rast se një punonjës infektohet. Personi i sëmurë duhet vendosur në një dhomë ose zonë që të shmangë kontaktin me të tjerët. Kontaktoni mjekët menjëherë. Identifikoni punonjësit e tjerë që janë të rrezikuar dhe ofrojuni mbështetje pa nxitur stigmatizimin dhe diskriminimin e tyre.

Praktikoni punën nga shtëpia në rast se lloji i biznesit e lejon. Mjekët këshillojnë shmangien e transportit publik dhe zonat populluara për të minimizuar përhapjen e virusit dhe qëndrimi në shtëpi bën pikërisht këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NËSE REAL MADRID DO TË QË KTHEHEM..."/ Mbrojtësi Achraf zbulon dëshirën e madhe
Previous article KORONAVIRUSI/ Shkon në 7 numri i të prekurve nga epidemia në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT