• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ja të gjitha masat që ka marrë Italia dhe disa mësime për Shqipërinë
Home
Shëndet

KORONAVIRUSI/ Ja të gjitha masat që ka marrë Italia dhe disa mësime për Shqipërinë

23 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Shëndet

Ndalim i daljes dhe hyrjes në zonat ‘e shpërthimit’ të virusit, i cili do të administrohet nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin udhëzimin. Ndalim për udhëtimet shkollore në Itali dhe jashtë saj, pezullim i të gjitha aktiviteteve publike – duke filluar nga të gjitha ato të planifikuara për në Lombardi dhe Veneto, përfshirë Serinë A – karantinë me “mbikëqyrje aktive” për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me raste të konfirmuara të virusit.

Dhe më tej, mbyllje e shkollave, dyqaneve dhe muzeve, ndalim i konkurseve, aktiviteteve të punës private dhe zyrave publike, pa cënuar shërbimet thelbësore, kufizim i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Këshilli i Ministrave, në përfundim të një mbledhjeje të gjatë në selinë e Mbrojtjes Civile, miratoi një dekret me masa shumë të ashpra, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit pas shpërthimeve në Lombardi dhe Veneto dhe rastit të parë të regjistruar në Piemonte, që e çoi numrin e përgjithshëm në 76.

“Kemi miratuar një dekret për të mbrojtur shëndetin e italianëve, për të cilin ne jemi më shumë të interesuar dhe i cili renditet i pari në hierarkinë e vlerave kushtetuese”, deklaroi kryeministri Giuseppe Conte, duke përsëritur disa herë që italianët “duhet të besojnë” tek politika dhe institucionet shkencore, të cilat janë duke bërë gjithçka që është e mundur.

Masat e përmendura nga Kryeministri aktualisht janë për zbatim në dhjetë komunat e zonës Lodi të identifikuara dje, ku jetojnë mbi 50 mijë njerëz, dhe zonës Vo ‘Euganeo, në provincën e Padovës. Ato do të jenë zona të kuqe: pa hyrje ose dalje. Jo vetëm kaq: brenda zonave të shpërthimit “qasja në shërbime thelbësore publike dhe biznese për blerjen e nevojave themelore – thotë dekreti – është e kushtëzuar me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale”.

Dhe për të gjithë ata që kanë pasur “kontakte të ngushta me raste të konfirmuara” duhet të zbatohet “masa karantinë me mbikëqyrje aktive”. Por si do të zbatohet ndalimi? Dekreti parashikon që forca policore do të garantojë “zbatimin e masave” dhe, nëse është e nevojshme, mund të ketë edhe përdorim të ushtrisë. “Mosrespektimi i masave të kontrollit dënohet në bazë të nenit 650 të kodit penal”, i cili parashikon gjobë dhe arrest për deri në 3 muaj.

Masa të rënda, të cilat mund të shtrihen edhe në zona të tjera nëse është e nevojshme. “Ne gjithashtu duhet të jemi fleksibël sepse masat e marra sot nuk janë domosdoshmërisht të dobishme nesër”, pranoi Kryeministri. Sidoqoftë, nuk do të ketë pezullim të Shengenit, që Matteo Salvini e kishte kërkuar kur qeveria informoi opozitën për masat që do të merreshin.

“Ne do të marrim gjithmonë masa sipas përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit. Tani nuk ekzistojnë parakushte për të kërkuar pezullimin e lëvizjes së lirë të njerëzve. Eshtë një masë drakoniane dhe proporcionale me nevojën për të frenuar përhapjen. Dhe më pas çfarë duam ta bëjmë Italinë, një vendizolim për leprozët? Nuk janë kushtet”, tha Conte duke pohuar se e gjithë qeveria merr “përgjegjësi të plotë politike” për zgjedhjet e bëra. Kryeministri njoftoi gjithashtu se në ditët në vijim qeveria do të nxjerrë një dekret tjetër që përmban masat ekonomike, që do të duhet të vendosen për të përballuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve në zonat e shpërthimit.

Megjithatë, rruga për të mbërritur tek teksti i aprovuar vonë në mbrëmje, nuk ishte aq e qetë. Gjatë mbledhjes së Qeverisë pati disa diskutime midis ministrave, me disa që kërkuan një linjë të ashpër dhe të tjerë që, përkundrazi, deri në fund u përpoqën të parandalojnë që zona të tëra të vendit të bëhen, në të vërtetë, zona të paarritshme për të gjithë. Këto përfshijnë Ministrin e Mbrojtjes Lorenzo Guerini, i cili vjen nga zona e Lodit.

Mjekë dhe infermierë heronj

Profesionistët e kujdesit intensiv në spitalin Codogno që kanë qenë në detyrë mbrëmjen e 20 shkurtit kur doli që një 38-vjeçar i shtruar në spital me probleme të rënda të frymëmarrjes ishte koronavirus pozitiv, kanë mbetur në punë deri sot. ‘Të burgosur’ të repartit të tyre mbetën në shërbim për t’u kujdesur për të sëmurët derisa kolegët e tyre – me pajisjet e duhura – ishin në gjendje të merrnin përsipër detyrën. Por më pas ata nuk shkuan në shtëpi por në izolim, për shkak të masave për të shmangur infeksionin. Ky është vetëm një nga shembujt, mbase një nga më ekstremët, e punës së tepërt dhe rrezikut me të cilin mjekët dhe infermierët përballen çdo ditë për shkak të urgjencës së Coronavirusit. (bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGARKESA ME 1.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE U NDA NË DY PJESË/ Ja kamioni që përfundoi në Bosnje...me 1 kg! (FOTO)
Previous article NDRYSHO.../ 5 sekrete që duhet t'i dini para se të lani flokët

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT